fbpx

Persona nga gazeta ditore kanë shantazhuar përfaqësues të KSHZ-s

-

Një përfaqësues i KSHZ-në mbrëmë në ora 00:45 minuta në SPB Manastir ka denoncuar vepër penale, shantazhim.

Siç njofton MPB, përfaqësuesi i Komisionit dje në ora 16:33 derisa me dy persona tjerë ka udhëtuar drejt Manastirit, për monitorimin e vulosjes së materialit votues, ka marrë telefonatë në telefonin e tij zyrtar. Personi nga ana tjetër është prezantuar se është nga gazeta ditore, e ka pyetur pse e ka refuzuar ofertën për vulosjen e listave të kandidatëve për deputet në zgjedhjet parlamentare në gazetë.

“Denoncuesi është përgjigjur se ka ofertë më të mirë nga një gazetë tjetër ditore. Gjatë bisedës, denoncuesi ka vërejtur se flet me interfon, pas çka në bisedë është kyçur një tjetër person, i cili është prezantuar si kryeredaktor i një gazete ditore. I njëjti i ka thënë se nuk ka guxuar të jetë kundër publikimit të listave të kandidatëve ndërsa gjithashtu e ka kërcënuar me komprometimin e personit, me publikimin e gënjeshtrave në gazetë nëse nuk publikohen listat në gazetën e tyre. Personi nga ana tjetër i ka thënë fjalë të ndryshme ofenduese dhe ka theksuar se nëse nuk i kthehen 20.000 eurot, përfaqësuesi i KSHZ-së do të nxirret në gjykatë” thuhet në njoftimin e MPB-së.

Policia ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.