Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski është në dorëheqje nga posti i kryeministrit tanimë 322 ditë, në vend 100 siç parashihet me Marrëveshjen e Përzhinës.

Gruevski në maj të vitit të kaluar në intervistë për televizionin “Sitel” ishte i prerë se as nuk do të jep dorëheqje e as nuk do të pranoj formimin e qeverisë kalimtare sepse, sipas tij, kjo është hap qyqar.

Megjithatë, koha kaloi se edhe krahas asaj që Gruevski ishte i bindur se do të ngel kryeministër, ai tanimë 1 vit është vetëm lider i partisë së tij politike.

Sipas Marrëveshjes së Përzhinës, zgjedhjet duhej të ketë më 24 prill, e më pas Gruevski nga posti i kryeministrit të shtetit të jep dorëheqje më 15 janar 2016.

Një ditë para dorëheqjes, Gruevski para popullit tha se këtë e bën për të mirën e shtetit.

“Kjo dorëheqje paraqet forcën e bindjes sonë dhe besimit në demokraci. Qëllimi jonë është që të kemi zgjedhje të pastra që mos të ketë dikush pretekst. Jemi të bindur se këtë që po e bëjmë është në të mirë të shtetit” tha Gruevski në fjalimin e tij.

Për kryeministër të ri deri në organizimin e zgjedhjeve u emëruar sekretari i përgjithshëm i VMRO DPMNE-së, Emil Dimitriev i cili tanimë në këtë funksion është që 1 vit. Vendimi i këtillë u soll në seancën e Komitetit ekzekutiv të VMRO DPMNE.

Atëherë, Ilija Dimovski tha se kryetari i partisë, Nikolla Greuvski e ka mbështetjen e plotë nga Komiteti qendror dhe se ai sërish do të jetë kandidati për kryeministri nga VMRO DPMNE në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gruevski është bartës i listës në njësinë zgjedhore katër.

Me kërkesë të opozitës, zgjedhjet u anuluan dy herë, njëherë për 5 qershor e më pas 11 dhjetor.

Përveç dorëheqjes së Gruevskit, Marrëveshja e Përzhinës parashihte dorëheqjet e ministrave të brendshëm dhe punës e politikës sociale dhe në vendin e tyre u vendosën kuadro të LSDM-së. Si mekanizma kontrollues u vendosën edhe zv- ministra plotësues në Ministrinë e shoqërisë informatike dhe administratës, Ministrinë e financave dhe Ministrinë e bujqësisë.

Siç kalonin datat për zgjedhjet, ashtu zv- ministrat e LSDM-së, Oliver Spasovski, Frosina Remenski, Kire Naumov, Lupço Nikollovski dhe Aleksandar Kiracovski jepnin dorëheqje dhe sërish ktheheni në funksionet e tyre.

Vetëm Gruevski nuk u kthye në postin e kryeministrit, të cilin ia lëshoi Dimitrievit një vit të plotë.

Marrëveshja e Përzhinës nuk është aq i saktë për afatet në të cilat duhej të formohet qeveria kalimtare pa Gruevskin sepse përmban formulime të llojit “në një të ardhmen të shpejtë” dhe “do të jep dorëheqje në kohë”

Ja çfarë saktë parasheh për këtë Marrëveshje e Përzhinës:

“Qeveria aktuale do të jep dorëheqjen e saj zyrtare pranë Kuvendit në një të ardhmen të afërt, që të mundësoj qeveria e re të inaugurohet më 15 janar 2016, 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në 24 prill të vitit”

Sipas Kushtetutës, nëse zgjedhjet e 11 dhjetor kalojnë pa kurrfarë parregullsish dhe i plotësojnë pritjet e qytetarëve, partive dhe garantuesve të Marrëveshjes së Përzhinës, përbërja e re parlamentare do të formohet më së voni deri në 31 dhjetor ndërsa Qeveria e re deri në mes të shkurti të ardhshëm. Kjo do të thotë se Gruevski do të jetë në dorëheqje nga posti i kryeministrit më shumë se 1 vit.