Mogerini- Xhaferi: Roli i kryetarit të Kuvendit duhet të jetë mbi interesat partiake dhe etnike

-

Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri pranë BE-së, Federike Mogerini, sot pasdite është takuar me kryetarin e porsazgjedhur të Kuvendit të RM-së, Talat Xhaferi, në suazat e vizitës së tij zyrtare në Bruksel.

Mogerini, siç njoftojnë nga kabineti i saj, ka përshëndetur zgjedhjen e Xhaferi për kryetari kuvendi dhe ka theksuar se është rol që duhet të jetë mbi politikat partiake dhe etnike dhe në interes të të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve.

“Gjatë bisedave, Mogerini ka përsëriti dënimin e ashpër të BE-së ndaj dhunën e javës së kaluar në Kuvend ndaj deputetëve dhe gazetarëve. Ajo ka përshëndetur emërimin e Talat Xhaferit për kryetar kuvendi nga shumica parlamentare, duke theksuar se ky rol duhet të jetë mbi politikat partiake dhe etnike. BE është e gatshme të punojë me të, me Kuvendin dhe gjithë institucionet e tjera për të avancuar Reformat Urgjente Prioritare si dhe implementimin e Marrëveshjes së Përzhinës. BE pret që të gjitha partitë politike të angazhohen në mënyrë konstruktive në procesin politik, përfshirë formimin e Qeverisë “ ka thënë Mogerini.

Ajo më tej ka thënë se BE pret të gjitha partitë politike në mënyrë konstruktive të përfshihen në procesin politik, në formimin e qeverisë si dhe në punën e Kuvendit të ri.

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...