fbpx

VMRO DPMNE në fushatë ka shpenzuar 6 herë më shumë se shuma e paraqitur

-

KSHZ ka publikuar raportet financiare të partive politike që nga fillimi i fushatës zgjedhore.

Nga raportet e partive, më interesant është raporti financiar i VMRO DPMNE-së, që në periudhën 21 deri 30 nëntor, kjo parti ka shumë më shumë shpenzime sesa shifra që është paraqitur. Krahas VMRO DPMNE-së, edhe katër parti kanë renditje negative në këtë drejtim.

Sipas raportit, VMRO DPMNE ka paraqitur të ardhura të përgjithshme prej 7.431.579 denarë ndërsa shpenzimet i ka gjashtëfish më të larta gjegjësisht 43.961.384 denarë që do të thotë se partia në pushtet ka shpenzime të pambuluara prej 36.626.805 denarë. Ky është dallimi nga të ardhurat dhe shpenzimet e paraqitura.

Partia në pushtet, sipas raportit, ka paraqitur se të gjitha të ardhurat i ka nga donacionet ndërsa sasia e të ardhurave nga burimet tjera është zero denarë.

Më shumë të holla nga donacionet, që janë të ardhurat e vetme që i ka paraqitur VMRO DPMNE, partia ka harxhuar për reklamë dhe propagandë 28.381.279 denarë, për transport dhe shërbime, 3.382.500 denarë, për shërbime kontabiliteti 30.750 denarë, për kopje, shtypje dhe publikim të material zgjedhor 7.219.759 denarë, për qira të hapësirave dhe pajise 3.043.576 denarë dhe për shërbime tjera 1.903.520 denarë.

Partia më e madhe opozitare LSDM me partitë e koalicionit kanë paraqitur gjithsej të ardhura prej 32.922.717 denarë. Prej tyre 9.581.017 denarë nga donacionet ndërsa 23.341.700 nga burime tjera të financimit gjegjësisht nga anëtarësia.

Shpenzimet e përgjithshme, sipas raportit të LSDM-së, janë 19.683.894 denarë. Të gjitha paratë nga donacionet gjegjësisht 9.581.017 denarë, sipas LSDM-së, janë dhënë për reklamë dhe propagandë ndërsa nga anëtarësia ka shpenzuar 10.102.877 denarë. Prej tyre më shumë janë shpenzuar për reklamë dhe propagandë apo 8.195.252 denarë, për qira dhe pajisje 1.712.475 denarë, për promet të qarkullimit 10.763 denarë, për shërbime gjyqësore dhe juridike 600 denarë dhe 1.180 denarë për shërbime tjera

Sipas raportit, LSDM është në pozitivë prej 13.238.823 denarë që do të thotë se partia opozitare ka harxhuar më pak mjete se ato që i ka grumbulluar si të ardhura nga donacionet dhe burimet tjera.

Në bllokun shqiptar, PDSH nga donacionet ka paraqitur 602.000 denarë ndërsa nga burime tjera nuk ka paraqitur. Prej tyre, për reklama ka harxhuar 362.266 denarë, për hapësira me qira dhe pajisje 70.800 denarë, për provizion dhe promet në qarkullim 774 denarë gjegjësisht shpenzimet e PDSH-së sipas raportit të tyre  janë 433.840 denarë ndërsa dallimi mes shpenzimeve dhe të ardhura është 168.161 denarë.

BDI në raport shkruan se ka të ardhura të përgjithshme nga donacionet në vlerë prej 6.880.750 denarë dhe 1 milionë denarë nga të ardhurat tjera. Për reklama partia e Ali Ahmetit ka shpenzuar 4.715.050, për shërbime intelektuale 618.000 denarë, për provizion 1.045 denarë.

Të ardhurat e përgjithshme të BDI-së janë 5.336.095 denarë gjegjësisht partia ka diferencë pozitive mes të ardhurave dhe shpenzimeve  prej 2.544.655 denarë.

Ndryshe, Partia Demokratike e Boshnjakëve në raportin financiar nuk ka dorëzuar lartësinë e shpenzimeve dhe të ardhurave.

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi Blloku i tretë, ka paraqitur gjithsej të ardhura prej denarë ndërsa 1.559.635 denarë shpenzime gjegjësisht ky koalicion ka shpenzime të pambuluara prej 111.335 denarë.

Partia për Prosperitet Demokratike nuk ka paraqitur të ardhura, por ka paraqitur shpenzime prej 262.761 denarë, që nuk janë të mbuluara.

Partia Liberale ka pasur të ardhura të përgjithshme prej 436.000 denarë ndërsa shpenzime prej 477.811 denarë, që do të thotë se kjo parti ka shpenzime të pambuluara prej 41.811 denarë.

Besa ka paraqitur të ardhura të përgjithshme prej 4.153.750 denarë ndërsa ka pasur shpenzime prej 4.725.217 denarë, që është saldo negative prej 571.467 denarë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.