Monday, 16 February, 2026
Meta.mk

Tag: zgjedhje | 404 results

LSDM: Diktatura merr fund me Gruevskin

3 May 2017

LSDM sot pasdite ka reaguar ndaj postimit në Facebook të kreut të VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski, duke porositur se diktatura për të cilën flet Gruevski ka marrë fund më 11 dhjetor. “Ka ardhur koha që Gruevski dhe kryesia e VMRO DPMNE-së të pajtohen me realitetin. Diktatura për të cilën flet Nikola Gruevski mbaroi me zgjedhjet […]

Njëra palë për qeveri të shpejtë, tjetra për zgjedhje të shpejta: Vazhdon maratona në Parlament

24 April 2017

Sot do të ketë vazhdim të ri të seancës konstituive në Kuvend, ku deputetët duhet të debatojnë për emërimin e anëtarëve dhe kryetarit të Komisionit për zgjedhje dhe  emërime si dhe për emërimin e kryetarit të këtij institucioni ligjvënës. Gjatë fundjavës, partitë këmbyen akuza dhe kundër- akuza për temën e ngricave dhe dëmet në bujqësi, […]

Deputetët e VMRO DPMNE-së debatojnë vet, LSDM nuk diskuton

20 April 2017

Deputetët e VMRO DPMNE-së sot në vazhdimin e 15-të të seancës konstituive të Kuvendit, sërish debatonin me vetveten. Në vend të debatit për pikën e rendit të ditës gjegjësisht emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për zgjedhje dhe emërime, deputetët e VMRO DPMNE-së përmes replikave dhe kundër- replikave, shpesh të shkruara, diskutojnë për Platformën […]

Kocijançiq: Pasiguria të përfundoj, të formohet Qeveria pa anulim

6 April 2017

Rezultatet nga zgjedhjet e fundit parlamentare patjetër duhet të respektohen, pasiguria momentale të merr fund dhe të formohet qeveria pa anulime shtesë, ka deklaruar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq për “Radio Evropa e Lirë”. “Siç BE ka përmendur disa herë, përshirë edhe Parlamenti Evropian, rezultatet nga zgjedhjet e fundit parlamentare duhet të respektohen, të […]

LSDM kërkon mbështetjen e 10 deputetëve për emërimin e kryetarit të Kuvendit

6 April 2017

Deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski në vazhdimin e sotëm të nëntë të seancës konstituive kërkoi mbështetjen nga 10 deputetë që të votohet për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Sipas Spasovskit, është e qartë se ky debat do të përdoret për zvarritjen dhe bllokimin e Kuvendit. Ilija Dimovs nga VMRO DPMNE tha se diskutimi për këtë […]

Gruevski në Facebook: “LSDM me Platformën e Tiranës bën mashtrim zgjedhor

27 March 2017

Qeveri e cila do ta zbatoj Platformën e Tiranës, e cila është krijuar dhe formuar në një shtet tjetër, s’mund të jetë reformuese, por anti- shtetërore ndërsa sjellja e LSDM-së është sikur nuk ka popull në këtë shtet apo sikur ky popull nuk është i rëndësishëm, ka shkruar kreu i VMRO DPMNE-së, në profilin e […]

Kuvendi së shpejti do ta zgjedh qeverinë e re reformuese, porositin nga LSDM

24 March 2017

Kuvendi së shpejti do ta zgjedh qeverinë e re reformuese të Maqedonisë sepse qytetarët votuan për ndryshime dhe vendosën që t’i udhëheqin politikanë serioz, që kujdesen për interesat e tyre dhe të shtetit, përkundër politikanëve të kriminalitetit nga kryesia e VMRO DPMNE-së, që tentojnë ta fusin vendin në krizë më të thellë politike dhe izolim, […]

Nesër pritet koordinim i ri për emërimin e kryetarit të Komisionit për mandat dhe emërime

22 March 2017

As pas pauzës, partitë politike parlamentare sot nuk arritën marrëveshje për kryetarin e Komisionit parlamentar për mandat dhe emërim dhe anuluan koordinimin për nesër në ora 12. Emërimi i kryetarit të Komisionit është bazë për caktimin e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, ku duhet të emërohet kryetari i institucionit ligjvënës. Dje partitë u morën […]

Mançevski: Hanit nuk kemi çfarë t’i themi e që ai nuk e di

19 March 2017

Konsultimet mes LSDM-së dhe partive që i dhanë nënshkrimet e tyre që për mandatar të jetë Zoran Zaevi ende janë në zhvillim e sipër dhe nesër, më së voni deri të martën, pritet të zbardhet propozimi për kryetarin e ri të Kuvendit, deklaroi zv- kryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski për “Televizionin 24”. “Besoj se deri […]

Jovo Vangelovski, kryetari i ri i Gjykatës Supreme, Stojançe Ribarev, u.d kryetar i Penales

13 March 2017

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme emëroi gjykatësin Jovo Vangelovski për kryetar të Gjykatës Supreme dhe gjykatësin suprem, Stojançe Ribarev e zgjodhi për u.d kryetar të Gjykatës Themelore Shkupi 1. Për Vangelovskin votuan 12 anëtarët të Këshillit, 1 kundër ndërsa sipas rregullit të Badenterit, që është i domosdoshëm gjatë emërimit të kryetarit të gjykatës, pesë […]

Dimitriev: Zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme për dalje nga kriza

8 March 2017

Kryeministri teknik Emil Dimitriev, gjatë vizitës së sotme në Delçevë, përsëriti qëndrimin partiak të VMRO DPMNE-së se zgjedhjet e parakohshme parlamentare bashkë me lokalet, është rrugëdalja e vetme nga kriza politike. “Konsideroj se temat e këtilla s’janë privilegj i elitave politike, sado që ata të konsiderohen si të aftë që të menaxhohen këto procese. Për […]

KQ i VMRO DPMNE-së: Partia t’i mbrojë interesat shtetërore me çdo kusht

8 March 2017

VMRO DPMNE patjetër të qëndroj me popullin dhe të vazhdoj t’i mbroj interesat shtetërore dhe nacionale me çdo kusht- ky është epilogu nga seanca e djeshme e Komitetit Qendror të partisë. KQ i VMRO DPMNE-së ka marrë vendim sipas të cilit Komiteti Qendror dhe partia duhet të vazhdojnë të kundërshtojnë përpjekjet për ridefinim të Maqedonisë […]

Stoltenberg: Janë grumbulluar nënshkrimet, presim autoritetet të përmbushin hapin e ardhshëm

26 February 2017

“Pas përpjekjes për formimin e Qeverisë, në përputhje me kërkesat e vërtetuara nga presidenti, tani janë grumbulluar nënshkrime të mjaftueshëm nga deputetët. Presim autoritetet në Shkup ta përmbushin hapin e ardhshëm në procesin demokratik”, thuhet në deklaratën me shkrim të sekretari të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg lidhur me ngjarjet e fundit politike në vend. […]

Timonie: Partitë që humbin, lehtë fajin e gjejnë tek OJQ-të

26 February 2017

“Kur një parti humb në zgjedhje apo nuk fiton siç ka dëshiruar, atëherë tenton të gjej pretekst ndërsa mediat apo OJQ-të janë cak që lehtë mund të goditen. Kjo nuk është mënyrë evropiane e të menduarit”, deklaroi ambasadori francez, Kristian Timonie në intervistën javore për “Radio Evropën e Lirë”. I pyetur për procesin e “desorosoizimit” […]

VMRO DPMNE: Ligji i LSDM-së për gjuhë do të shkaktoj jostabilitet afatgjatë

25 February 2017

VMRO DPMNE plotësisht kundërshton përpjekjet që të injorohet vullneti i shumicës së maqedonasve, por edhe vullneti i pjesëtarëve të komuniteteve tjera etnike që votën e tyre ia dhanë Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, thuhet në kumtesën e VMRO DPMNE-së. Në të thuhet se “realizimi i Platformës nga Tirana dhe përpjekjet përmes imponimit të gjuhës […]

Page 1 of 20