fbpx

KQ i VMRO DPMNE-së: Partia t’i mbrojë interesat shtetërore me çdo kusht

-

VMRO DPMNE patjetër të qëndroj me popullin dhe të vazhdoj t’i mbroj interesat shtetërore dhe nacionale me çdo kusht- ky është epilogu nga seanca e djeshme e Komitetit Qendror të partisë.

KQ i VMRO DPMNE-së ka marrë vendim sipas të cilit Komiteti Qendror dhe partia duhet të vazhdojnë të kundërshtojnë përpjekjet për ridefinim të Maqedonisë nga shtet multietnik në binacional.

“Fituesi në bllokun shqiptar ka vendosur të mos bëj koalicion me fituesin në bllokun maqedonas, duke e dërguar në opozitë dhe me këtë është shkelur parimi “fituesi me fituesin” dhe tashmë nuk ekziston arsye e vërtetë në të ardhmen të garantohet pjesëmarrja në pushteti ekzekutiv të parisë që ka fituar shumicën e votave shqiptare. Shantazhi me të cilin ballafaqohet LSDM më shtrenjtë do ta paguaj shteti. Frika e kryesisë kriminele të LSDM-së se duhet të vuaj dënimin me burg nëse nuk formohet qeveria, e detyron të pranoj çfarëdo kërkesa maksimaliste në dëm të shtetit. Për këtë Zoran Zaevi ka pranuar Platformën e Tiranës dhe mori obligim që ta realizoj në dëm të shtetit”, thuhet në kumtesën e partisë.

Komiteti Qendror ka konfirmuar qëndrimin se dalje më e mirë nga kjo krizë është që të shkohet në zgjedhje të reja parazgjedhore së bashkë me ato lokale.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.