Stoltenberg: Formimi i shpejtë i Qeverisë është i rëndësishëm që të fillojnë reformat urgjente

-

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg ka përshëndetur veprimin e kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov që t’ia dorëzojë mandatin liderit të Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev për formim të Qeverisë së Maqedonisë.

“Ky është një hap i drejtë dhe diçka që është bërë në mënyrën e duhur. Nxis që sa më shpejtë të formohet Qeveria e re, në kohë të votohet në Kuvend dhe konstruktivisht të sillen të gjitha partitë. Kjo është me rëndësi për Maqedoninë që të fillojë të fokusohet në reforma të cilat janë të rëndësishme dhe të nevojshme. Apeloj që të vazhdohet me përkushtimin për avancim të aspiratave euro-atlantike të shtetit”, shprehet Stoltenberg.