fbpx

Uajgël: Askush në BE nuk konsideron se duhet të ketë zgjedhje të reja në Maqedoni

-

Ende nuk kam dëgjuar asnjëri nga Parlamenti Evropian i cili vlerëson se duhet të ketë zgjedhje të reja. Sipas kësaj, qëndrimi i PE-së është i njëjtë me atë të Komisionit Evropiane si dhe qëndrimin që e tha z. Tusk gjatë vizitës në Shkup, porositi raportuesi i Maqedonisë në PE, Ivo Uajgël në intervistë për emisionin “360 gradë”.

Lidhur me sulmet në vend duke e quajtur mercenar të Sorosit, Uajgël tha se këto janë budallallëqe dhe nuk dëshiron t’i komentoj të njëjtat.

“S’kam lidhje me Sorosin dhe mendon se këto insinuata janë marrëzia dhe nuk dua të bie në këtë nivel të debateve në Maqedoni.

I pyetur cili është qëndrimi i Parlamentit Evropian, nëse fundi i krizës politike në Maqedoni mund të ndodh përmes zgjedhjes së Qeverisë së re apo përmes shpërndarjes së Kuvendit dhe organizimit të zgjedhjeve të reja parlamentare, Uajgël tha se askush në BE nuk konsideron se ka bazë për zgjedhje të reja.

Ai më tej thotë se përgjigjen si të përfundoj përpjekja e gjatë për emërimin e kryesuesit të Kuvendit s’mund ta jep as ai, por asnjëri jashtë politikës maqedonase. I pyetur nëse BE do të pranonte Qeveri e cila do të zgjidhej në Kuvend, por pa mandat nga presidenti Gjorge Ivanov, Uajgël deklaroi se BE do të pranoj atë që do ta bëjnë institucionet kryesore shtetërore, Kuvendi dhe Qeveria.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.