fbpx

BE dhe SHBA sot duhet të njoftojnë nëse janë plotësuar kushtet për zgjedhje më 24 prill

-

Ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së në vend, Aivo Orav dhe Xhes Bejli, sipas paralajmërimeve sot pasdite pritet të publikojnë vlerësimin për atë nëse janë plotësuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 24 prill.

Tani për tani nuk ka konfirmim zyrtar se në çfarë mënyre ambasadorët do të njoftojnë vendim, a do t’ia dërgojnë personalisht konkluzionet kryeministrit teknik Emil Dimitriev, pas çka do të pasonte konferencë shtypi apo se do t’ia dërgojnë ato në tjetër mënyrë.

Fillimisht u njoftua se kjo do të ndodh më 19 shkurt (dje), por burime të larta diplomatike për “Meta” dje mësuan se teksti final i deklaratës së përbashkët edhe më tej po përpilohet në Bruksel dje Uashington.

Sipas burimit të njëjtë, bisedimet e partive politike do të vazhdojnë në “nivel lokal”:

Partitë politike disa herë kanë tejkaluar afatet për pikat e parapara nga Marrëveshje e Përzhinos, ndërsa edhe më tej nuk arritën të merrem vesh për Ligjin e mediumeve. Takimi i djeshëm i grupeve të punës mbaroi pa sukses. Lehtësuesi belg Vanhojte fajin për këtë e hodhi te partitë politike, që duhet të vendosin nëse do të vazhdojnë të kërkojnë kompromis për çështjet kontestuese.

Tani për tani nuk ka informacion zyrtar nëse dhe kur grupet e punës do të vazhdojnë me punë. Ndërmjetësi belg dje njoftoi se topi për vazhdimin e tyre është në duart e partive politike, që duhet të vendosin për kompromis rreth pikës kontestuese.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.