Saturday, 11 April, 2026
Meta.mk

Tag: ShBA | 92 results

Zaev- Bejli: Presim Ivanov të veproj sipas Kushtetutës dhe ta jap mandatin

5 May 2017

Proceset demokratike është e domosdoshme që të vazhdojnë me formimin e qeverisë së re, që do të siguroj stabilitet në vend dhe perspektivat e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së. Këtë sot në takim e kanë konstatuar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ambasadori i SHBA-së në vend, Xhes Bejli, kumtojnë nga LSDM. “Shumica parlamentare veçse […]

SHBA: Të japin llogari ata që kanë kryer, organizuar dhe porositur dhunën

4 May 2017

SHBA-të i bëjnë thirrje kompetentëve në Maqedoni që të marrin hapa për të gjetur siguri për të gjithë anëtarët e Kuvendit, t’i hetojnë rastet e dhunës hollësisht dhe t’i thërrasin në përgjegjësi kryerësit, organizuesit dhe porositës e dhunës, ka deklaruar përfaqësuesja e Misionit të SHBA-së në OSBE, Kejt Bërns gjatë fjalimit të saj në këshilli […]

Plomp: Hapi i ardhshëm është formimi sa më shpejtë i Qeverisë

3 May 2017

“Vlerësoj se është pozitiv fakti që Kuvendi arriti të konstituohet si dhe të zgjidhet kryeparlamentari i pranuar qartazi nga BE-ja dhe SHBA-të. Hapi i radhës do të duhej të jetë formimi i Qeverisë së re, sa më shpejtë, aq më mirë, që vendi të mund të lëvizë para”, ka deklaruar ambasadori i Holandës në Maqedoni, […]

SHBA dënojnë sulmin ndaj deputetëve, kërkojnë hetim dhe përgjegjësi

29 April 2017

SHBA fuqishëm dënon sulmet ndaj anëtarëve të Kuvendit të Maqedonisë, ka thënë zëdhënësi i Departamentit shtetëror amerikan, Mark Toner. “SHBA fuqishëm i dënojnë sulmet ndaj anëtarëve të Parlamentit të Maqedonisë të cilat vijuan pas përzgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar parlamenti. Në proceset demokratike nuk ka vend për dhunë. Shprehim simpatitë më të thella për […]

Ministria e Jashtme e Rusisë: Protestuesit kundërshtuan “dhunuesit”

28 April 2017

Ministria e jashtme ruse sot ka shprehur shqetësim për ngjarjet e djeshme në Kuvend ndërsa shkakun e drejtoi tek opozita e cila duke shkelur procedurat ka zgjedhur kryetari kuvendi. Si rezultat i kësaj, thonë nga Ministria, ka ndodhur “rrëmujë ku janë përfshirë protestuesit që kanë kundërshtuar “dhunuesit”, prej të cilëve një pjesë është hospitalizuar. MPJ-ja […]

Hojt Ji më 1 maj vjen në Shkup për takim me liderët politik

25 April 2017

Zëvendës- ndihmës sekretari shtetëror i departamentit amerikan për Evropë dhe Euro- Azi, Hojt Brajan Ji të hënën do të udhëtoj në Maqedoni në përpjekje që të ndihmojë në tejkalimin e krizës politike. Ji siç njoftojnë nga ambasada e SHBA-së në Shkup, gjatë vizitës së tij do të bisedoj me liderët politik për statusin e formimit […]

Ademi- Bejli: Situata kërkon dalje nga kriza

13 April 2017

Situata në Maqedoni, në rajon dhe më gjerë në rajon, në BE kërkon së shpejti të gjej dalje nga kriza politike, “duke përdorur të gjitha kapacitetet politike dhe institucionale, për kthimin e kursit reformues”. Këtë e ka thënë zv/ kryeministri për çështje evropiane, Arbër Ademi në takimin e sotëm me ambasadorin e SHBA-së në vend, […]

Xhara: Kriza në Maqedoni është pasojë e përplasjes  mes Rusisë dhe Perëndimit

20 March 2017

Situata në Maqedoni është pasojë e konfliktit mes Perëndimit dhe Rusisë, vlerëson gazetarja dhe kryeredaktorja e “Zëri”, Arbana Xhara, në komentin e saj në “zëri.info”. Xhara konsideroj se shqiptarëve, me ndihmën e aleatëve perëndimor, pa marrë parasysh që janë pjesë e rëndësishme e elektoratit në Maqedoni, janë shfrytëzuar nga politikanët maqedonas. Ajo thotë se qëndrimet […]

Bërns: Qeveria dhe partitë të përmbahen nga sulmet ndaj organizatave civile

16 March 2017

Shefja e misionit amerikan në OSBE, Kejt Bërns, sot në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë i ka përsëritur ministrit të jashtëm të Maqedonisë, Nikola Poposkit se SHBA-të janë të shqetësuar për situatën politike në Maqedoni dhe se vazhdojnë prej së afërmi të ndjekin zhvillimin e ngjarjeve. “SHBA edhe më tej janë të dëshpëruar […]

Hojt Brajan Ji: Ivanov të mundësojë sa më shpejtë që të formohet qeveria e re

7 March 2017

SHBA është e interesuar për stabilitetin dhe prosperitetin e shteteve të rajonit, porositi sot nga Zagrebi zv- ndihmësi i sekretarit shtetëror për çështje evropiane dhe euroaziatike, Hojt Brajan Ji. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve në Maqedoni që të jenë të gatshëm për kompromis dhe të formohet qeveria e re pas- zgjedhore. “Sinqerisht shpresojmë […]

Bejli: SHBA janë të dëshpëruar, Ivanvo të shqyrtoj vendimin

2 March 2017

Ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli thirri presidentin e shtetit Gjorge Ivanov, sërish të shqyrtojë vendimin ndërsa fqinjët e Maqedonisë të përmbahen nga përfshirja dhe të tregohen konstruktiv. “SHBA mbrëmë ishin të dëshpëruar kur mësuan se presidenti Ivanov ka refuzuar ta jep mandatin për shumicën e qartë politike dhe të ofroj mundësi për formimin e […]

Departamenti i shtetit: Liderët të formojnë qeverinë e re pa zvarritje

28 February 2017

Departamenti amerikan shtetëror sot njoftoi se SHBA-të bashkë me NATO-n dhe BE-në prej së afërmi ndjekin procesin e formimit të Qeverisë në Maqedoni, pas zgjedhjeve të mbajtura më 11 dhjetor vitin e kaluar. “SHBA-të ftojnë liderët e vendit që të formojnë qeverinë e re pa zvarritje të mëtutjeshme, që në përputhje me Kushtetutën dhe aspiratat […]

DBM: Ripërtëritet Grupi i kongresit miq për Maqedoni

17 February 2017

Kongresmenët Dejv Trot (republikan nga Miçigeni), Brendan Bojl (demokrat nga Pensilvania) dhe Stiv Stajverz (republikan nga Ohajo) mbrëmë kanë ripërtërirë Grupin e kongresit miq për Maqedoni dhe amerikanët- maqedonas, njoftoi Diaspora e Bashkuar e Maqedonisë (DBM). “Maqedonia është partner vital në avancimin e sigurisë nacionale amerikane në mbarë botën. Krahas kësaj, Diaspora maqedonase në SHBA […]

LSDM i bën thirrje Jolevskit të tregoj çfarë ka biseduar me Rorobakerin

16 February 2017

Ministri i mbrojtjes nga VMRO DPMNE-së, Zoran Jolevski duhet të shpjegoj çfarë ka biseduar në takimin e tij me kongresmenin amerikan Dana Rorabaker dhe nëse ai takim është shkas për deklaratat kontroverse të kongresmenit për ndarjen e Maqedonisë, porositi sot në konferencë shtypi zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov. “Ministria e shëndetësisë është e obliguar të […]

Ambasada e SHBA-së: Janë të mirëseardhura të gjitha pyetjet nga Kongresi

14 February 2017

Janë të mirëseardhura të gjitha pyetjet nga Kongresi, thuhet në përgjigjen e ambasadës së SHBA-së në Maqedoni në letrën e senatorit amerikan Majk Li dërguar ambasadorit amerikan në Shkup, Xhes Bejli. “Janë të mirëseardhura të gjitha pyetjet nga Kongresi dhe mundësia të sigurojmë informacione për aktivitetet tona dhe kontekstin në të cilin punojmë që t’i […]

MPJ-ja ruse: Pohimet se Lavrov ka komplotuar ndarjen e Maqedonisë janë provokim

14 February 2017

Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov asnjëherë nuk ka dhënë deklaratë ku gjoja po bën komplot ndarjen e Maqedonisë, thuhet në reagimin e MPJ-së ruse në tekstin e redaksisë së “Dojçe Vele” në gjuhën maqedonase me titull “Propozimi i Rorabaker- version i një propozimi të vjetër rus?” “Kemi vërejtur se në shkrimin e edicionit të […]

SHBA për deklaratat e Rorabaker: Mbështesim integritetin territorial të Maqedonisë

8 February 2017

“Shtetet e Bashkuara pranojnë dhe mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të R. së Maqedonisë dhe ky pozicioni nuk ka ndryshuar”. Këtë e ka deklaruar për “Zërin e Amerikës” në gjuhën shqipe një zyrtarë i lartë i paemëruar i Departamentit shtetëror amerikan lidhur me deklaratën e kongresmenit republikan Dana Rorabaker. Deklarata është thuajse identike me deklaratën […]

Page 1 of 5