Bejli: USAID nuk punon kundër Qeverisë, zgjedhjet e reja nuk garantojnë rezultate të reja

-

Ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli në intervistë për televizionin “Sitel” deklaroi se USAID nuk punon kundër qeverisë, se nevojitet vazhdimi i mandatit të PSP-së dhe se zgjedhjet e reja nuk do të sillnin rezultate të reja.

“Se USAID punon për shkatërrimin e Qeverisë, thjeshtë nuk është e saktë. Grantet nuk janë për mbështetjen e ndonjë ideologjie apo partie politike, apo diç të ngjashme. Bëhet fjalë për krijimin e kushteve për demokraci aktive dhe të shëndoshë”, tha Bejli.

Sipas ambasadorit amerikan, kur është nënshkruar marrëveshja për formimin e PSP-së, askush nuk ka qenë i vetëdijshëm me sa material do të ballafaqohet ky institucionet dhe se për këtë komuniteti ndërkombëtarë angazhohet për vazhdimin e mandatit.

“Të kthehemi parapa dhe të shohim se kush ishte shkaku për formimin e PSP-së, e ajo ishte të sjellë përgjegjësi për përmbajtjet të cilat dalin nga bisedat e përgjuara. Nuk jam i sigurt se kushdo qoftë atëherë ishte i vetëdijshëm për vëllimin e punës me të cilën do të ballafaqohet PSP-ja…dhe besojë se institucioni ballafaqohet me pengesa dhe bashkëpunim të vështirësuar poashtu”, deklaroi Bejli.

I pyetur që të njoftojë qëndrimin e tij për Platformën e partive shqiptare, Bejli tha se nuk ka qëndrim sepse si faktor i huaj nuk janë të interesuar për çfarëdo platforme, por se janë të fokusuar në reformat në Maqedoni dhe kthimin e shtetit në rrugën euro- atlantike.

Sipas Bejlit, nëse sërish ka zgjedhje për kohë të shkurtë, siç kërkon VMRO DPMNE, kjo nuk garanton dalje nga kriza politike sepse askush s’mund të garanton rezultatet të ndryshme nga ato të 11 dhjetorit.

“A do të formohet qeveri e re do të varet nga 61 deputetët e Kuvendit. Do të duhet patjetër ti pyesni ata. Por, analiza ime e situatës është kjo: pas gjithë procesit kishit zgjedhje me 11 dhjetor në të cilat kishte dalje të madhe dhe nga ku dolën rezultate të ngushta mes partive. Në Telma para disa ditëve u tregua një anketë që tregoi se qytetarët nuk janë të interesuar për zgjedhje të reja. Unë nuk e di si do të jetë, por vendimi varet nga Kuvendi”, tha ambasadori amerikan.

Marrëdhënia simbiotike midis Serbisë dhe Rusisë për dezinformimin

Nga Barbara Halla- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar sërish se Rusia po ndihmon Serbinë të shpërndajë narrativë kundër Kosovës. Kurti e përcolli këtë paralajmërim përgjatë Konferencës së 7-të të Ambasadorëve...

Teoritë konspirative mbi vaksinat dhe shëndetin të Robert F. Kennedy

Kabineti i presidentit të ri-zgjedhur Donald Trump është plot me politikanë e figura me histori personale dhe bindje të diskutueshme. Por një nga emërimet më të diskutuara është emërimi i Robert...

Pse “Ballkani i hapur” mbeti te Labirinti i Minotaurit?!

Nisma e “Ballkanit të Hapur” u braktis e para nga njëra prej vendeve themeluese Shqipëria Nga Ben Andoni Në vetëm pak raste në rajon, ndodh që ngjarjet, fenomenet të mos kenë referime mitike...

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...