Në Maqedoni për momentin zhvillohen dy procedura për “Magjar Telekom” të cilat edhe pse kanë filluar që moti, qëllimisht ose jo, kurrsesi të kenë epilog final.

Dje ish drejtorët e “Magjar Telekom”, Eleg Shtraub dhe Andras Balog, të cilët u akuzuan për zhvillimin e marrëveshjeve të fshehta me një kryeministër dhe persona tjerë nga Maqedonia që të pengojnë konkurrencën në tregun e telekomunikimit, janë marrë vesh që të paguajnë dënim në të holla prej 250.000 dhe 150.000, ka njoftuar Komisioni amerikane e letrave me vlerë.

Epilogu për “Magjar Telekom” në SHBA vjen në kohë të krizës së rëndë politike në Maqedoni dhe bllokimin e institucioneve. Njëkohësisht, PSP bën përpjekje për bastisje në sistemin kompjuterik të “Telekom” në suazat e rastit “Target”, që duhet të vërtetoj kush e ka bërë përgjimin ilegal në Maqedoni.

Gjithashtu dje, prokurorë të PSP-së kishin “takim pune të nivelit të lartë” me përfaqësues të “Telekomit të Maqedonisë”, lidhur me përgjimin masovik.

Për dhënien e ryshfetit ndaj zyrtarëve të lartë, Prokuroria Publike kah mesi i vitit 2015-të hapi hetim pasi u publikua dëshmia e ish drejtorit të DSK-së, Slobodan Bogoevski para Gjykatës së Qarkut në Nju Jork, ku ai pohon se ish drejtorët e “Magjar Telekom” i kanë dhënë 2,5 milionë euro ish kryeministrit Vlado Buçkovski dhe zyrtarëve të BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, që mos të hyjë ndonjë operator tjerë i telekomunikimit në Maqedoni.

Kah fundi i shtatorit 2015, Bogoevski u ftua dhe katër orë të tëra dëshmoi në Prokurorinë Publike.

Prokurorja speciale Katica Janeva në muajin shkurt të vitit të kaluar kërkoi ta merr këtë rast nga prokuroria e Marko Zvërlevskit, i cili refuzoi këtë dhe topin e hodhi tek Këshilli i prokurorëve publik, që ky këshill të vendos nëse lënda do t’i jepet PSP-së ose jo. Prej atëherë, nuk ka kurrfarë epilogu rreth marrjes së lëndës edhe krahas insistimit të Speciales.

Në Maqedoni po zhvillohet rast kundër ish drejtorëve të “Telekom-it”, Atila Sendrei, Rolf Plat dhe Zoltan Kishjakus, të cilët ngarkohen se kanë lidhur kontrata fiktive për shërbime konsultime me një shtëpi konsultimi nga Qiproja “Chaptex Holdings Limited” dhe në këtë mënyrë e kanë dëmtuar “Telekomin e Maqedonisë” për afro 4 milionë euro ndërsa buxhetin e shtetit për rreth 2 milionë sepse Qeveria në “Telekom” në këtë periudhë posedonte 47% e aksioneve.

Hetimi për këtë rast filloi në viti 2008 ndërsa 3 vite më pas apo në vitin 2011 u ngrit aktakuzë. Por, gjykimi për këtë rast edhe pas gjashtë viteve assesi të filloj ndërsa seancat vazhdimisht anulohen. Të akuzuarit deri më tani asnjëherë nuk janë paraqitur para gjykatave, edhe pse ndaj tyre ishte lëshuar edhe fletë- arrest ndërkombëtare ndërsa u shqiptuar masa e paraburgimit.