Departamenti i shtetit sonte përmes njoftimit ka përshëndetur ndarjen e mandatit për qeveri të re në Maqedoni, duke porositur se shpresoj në bashkëpunim me qeverinë në menaxhimin me sfidat e shumta që gjenden para vendit.

“SHBA-të përshëndesin vendimin e presidentit të vendit, Gjorge Ivanov i cili vendosi t’ia ndaj mandatin Zoran Zaevit për formimin e Qeverisë. Ky vendim paraqet hap të rëndësishëm për demokracinë dhe qytetarët e Maqedonisë. Me padurim pres të bashkëpunojmë me qeverinë e re në menaxhimin e sfidave të cilat e presin Maqedoninë, përfshirë edhe nevojën për reforma demokratike dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinës. SHBA do të ngelin mik dhe partner të Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e Departamentit.