Situata në Maqedoni, në rajon dhe më gjerë në rajon, në BE kërkon së shpejti të gjej dalje nga kriza politike, “duke përdorur të gjitha kapacitetet politike dhe institucionale, për kthimin e kursit reformues”. Këtë e ka thënë zv/ kryeministri për çështje evropiane, Arbër Ademi në takimin e sotëm me ambasadorin e SHBA-së në vend, Xhes Bejli.
Rreth situatës aktuale politike në vend, Ademi ka thënë se Maqedonia vazhdon ta ketë NATO-n dhe BE-në si përcaktim strategjik.
“Nuk ka dhe nuk mendojmë për opsion tjetër. Roli i çdo kryesie politike është që të hap dhe të filloj prioritete strategjike dhe ta ndjek vullnetin e shumicës qytetare”, ka thënë Ademi.
Zv/ kryeministri gjithashtu ka theksuar rëndësinë e SHBA-së si partner strategjik të RM-së, duke përmendur mbështetjen prej pavarësisë e deri më sot, si një prej promotorëve kryesor për anëtarësimin e vendit në familjen evropiane.
“Ai gjithashtu është falënderuar për ndihmën që vazhdimisht e marrim këto 25 vite përmes USAID-it, për zbatimin e reformave kyç lidhur me demokratizimin e shoqërisë, rritjes ekonomike dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit”, thuhet në njoftim.