Tag: ShBA

tag: ShBA

Aksion- gueril para shtëpisë së Bejlit: “Qytetarët do ta zgjidhin krizën”

Përfaqësuesit e “Revolucionit laraman” kishin aksion- gueril para rezidencës së SHBA-ve në Shkup, ku po mbahen bisedimet e partive politike nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës. Në rrugën para shtëpisë ku jeton ambasadori amerikan në vend, Bejli ata me ngjyrë të zezë shkruan “Qytetarët do ta zgjidhin krizën”. Sektori civil kërkoi që ata të përfshihen në bisedimet. “Bisedimet zhvillohen pa pjesëmarrjen e...

Në nëntor zgjedhje ndërsa në gusht kontroll nëse janë plotësuar kushtet dhe marrëveshja e arritur

Zgjedhje në nëntor, por me kontroll të mëparshëm në gusht nëse janë plotësuar kushtet dhe vërejtje e bisedimeve- është zgjidhja e mundshme, mëson “Meta” nga ekipet negociuese të partive politike. Pas bidesimeve disa- orëshe mes Nikolla Todorov nga VMRO DPMNE, Radmilla Sheqerinska nga LSDM, Artan Grubi nga BDI dhe Imer Aliu nga PDSH, ekziston optimizëm i vogël tek pjesëmarrësit...

Nuland: Marrëveshje do të ketë në ditët në vijim

Zëvendës- sekretarja shtetërore e SHBA-ve, Viktoria Nuland njoftoi se po largohet e inkurajuar se në ditët në vijim do të arrihet marrëveshje për çështjet kontestuese. “Jam takuar me katër liderët e partive dhe po largohem e inkurajuar se në ditët në vijim do të arrihet marrëveshje për çështjet kontestuese. Për këtë duhet të ketë vullnet politik nga të gjitha palët....

Përfunduan takimet dypalëshe në Përzhinë- marrëveshja larg

Pa paralajmërime dhe vlerësime optimiste ka përfunduar raundi i ri i bisedimeve midis përfaqësuesve të partive politike nënshkruese të Marrëveshjes “Përzhino” në rezidencën e ambasadorit evropian Aivo Orav. Pas pushimit një javësh prej kur bisedimet kanë qenë të ndërprerje, ndërsa dyshja e ambasadorëve Bejli-Orav kanë qenë jashtë vendit, në Përzhino sërish ka filluan takimet dypalëshe ndërsa sipas informatave jo zyrtare...

Hojt Ji: Do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje për dalje nga kriza politike

SHBA-ja dhe BE-ja do të vazhdojnë me mbështetje për tejkalimin e krizës në Maqedoni, thotë zëvendës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Hojt Ji. “Besojmë se palët e involvuara në krizën në Maqedoni mund të gjejnë mënyrë të dalin nga kjo.  Ndaj vendimit që të mbahen zgjedhjet më 5 qershor shikojmë pozitivisht, edhe pse, gjithsesi, si dhe të gjithë...

Falja selektive nuk kalon te komuniteti ndërkombëtarë

Presidenti Gjorgje Ivanov të premten e kaluar vendosi të anuloj faljen për 22 persona nga gjithsej 56, vendim që hasi në kritika të ashpra nga faktori ndërkombëtar. Sot sipas paralajmërimeve, PSP duhet të del me koment zyrtar për tërheqjen e faljes për 22. Në kabinetin e Katica Janevës presin materialet komplete për personat që është tërhequr falja. Nga PSP të premten...

Han kërkon falja të tërhiqet për të gjithë

Euro- komisari për zgjerim Johanes Han kritikoi vendimin e presidentit Gjorgje Ivanov për tërheqjen e faljes vetëm për 22 persona. "Vendimi i presidentit Ivanov që të tërheq faljen për numër të caktuar të personave nuk mjafton. Siç ka theksuar BE disa herë, zgjidhje gjithëpërfshirëse është çelësi që të evitohet drejtësia selektive" shkroi Han në Tuiter.   https://twitter.com/JHahnEU/status/736263832901955584 https://twitter.com/JHahnEU/status/736263456987480064 Presidenti Ivanov sot tërhoqi vendimin për...

Gjermania emëroi të dërguar special për zgjidhjen e krizës në Maqedoni

Shefi i diplomacisë gjermane, Frank Valter Shtajnmaer, ka emëruar të dërguar special për Maqedoninë që duhet të ndërmjetësoj për zgjidhjen e krizës në vend. I dërguari special, siç njoftohet, në koordinim me përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së në vend do të ndërmjetëson për zgjidhjen e krizës. “Ministri i jashtëm Shtajnmaer ka emëruar të dërguar special për Maqedoninë. Ambasadori Hajndl do të...

Bejli: Kontaktojmë vazhdimisht me të gjitha partitë politike

Kontaktojmë vazhdimisht me të gjitha partitë politike, deklaroi sot në Shtip ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse përgatitet një takim i ri i liderëve. "Presim t'i ndihmojmë Maqedonisë në zgjidhjen e krizës politike, për çka do t'u informojmë për hapat e mëtutjeshme" deklaroi Bejl në vizitën e Universitetit "Goce Dellçev".  

Ahmeti për gazetën e Vjenës “Standard: Çfarë zgjedhje? Talleni me mua?

  “Çfarë zgjedhje? Talleni me mua”? Ky është reagimi i parë i kreut të BDI-së Ali Ahmeti në pyetjen e parë në intervistën për gazetën austriake “Standard” lidhur me anulimin e zgjedhjeve. Kreu i BDI-së, pas reagimit shpjegon se qëndrimi i partisë së tij është përmbushja e të gjitha kritereve, me qëllim që të mbahen zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike. “BDI...

FRODEM: Ndalesë për hyrje në BE dhe SHBA dhe ngrirje të llogarive për personat që nuk e respektojnë Marrëveshjen e Përzhinos

Pasi që dje e nënshkruajti kryeparlamentari Trajko Veljanovski datën e zgjedhjeve, partia FRODEM, ka reaguar duke vlerësuar se ende nuk janë plotësuar kushtet e Marrëveshjes së Përzhinos. Nga FRODEM, kërkojnë që Ivanov ta tërheqë vendimin e 12 prillit për faljen e politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, ndërkaq bëjnë thirrje deri te SHBA dhe vendet anëtare të BE-së që në vend...

Bejl: Falja mbron politikanët e korruptuar

Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli sot në profilin e tij në Tuiter, për vendimin e presidentit Ivanov që t’i ndërpres të gjitha proceset gjyqësore që po zhvillohen kundër politikanëve në Maqedoni, tha se është proces që mbron politikanët e korruptuar Ai shkori: “Falja e përgjithshme pa proces gjyqësor mbron politikanët e korruptuar dhe bashkëpunëtorët e tyre. Të lejojmë...

Bejl dhe Orav: Më 6 prill u lëshua mundësia për përgatitjen e zgjedhjeve kredibile

Liderët politikan të Maqedonisë kanë përgjegjësi para qytetarëve të tyre që të kthejnë vendin në rrugën euro- atlantike përmes zbatimit të marrëveshjeve të tyre politike dhe prioriteteve reformuese, porositën ambasadori amerikan Xhes Bejli dhe euro- ambasadori, Aivo Orav. “BE dhe SHBA mbështetin të gjitha partitë dhe pjesëmarrësit tjerë në procesin e punës së tyre për krijimin e kushteve për zgjedhje...

Ambasada e SHBA-së: Pse seanca ishte me dyer të mbyllura?

Me hashtagun "Pyetja e ditës", Ambasada e SHBA-së sot në Tuiter shkroi "Pse Gjykata kushtetuese sot mbajti seancën me dyer të mbyllura? Transparenca është kyçe për çdo institucion". Këtë mesazh përmes tuiterit e publikoi edhe ambasadori britanik në vend, Çarls Garet. Sot Gjykata kushtetuese e vendit në seancën që fillon prej orës 9 do të vendos nëse presidentit të shtetit do...

Nëse të gjithë punojnë me përkushtim, më 5 qershor mund të ketë zgjedhje të besueshme, vlerësoi Bejli

Ambasadori amerikan Xhes Bejli para qendrës së BE-së në vend tha se është mirë që është marrë vendim që të shtyhen zgjedhjet dhe të njëjtat të mbahen më 5 qershor. Ai theksoi se të gjithë duhet të jenë të përkushtuar që zgjedhjet të jenë të besueshme dhe demokratike. Duke u përgjigjur në pyetje nga gazetarët, çfarë nëse ndonjëra prej partive...

Gruevski paralajmëroi votim si në referendum me 5 Qershor

Pas konsultimeve dhe analizave të gjata vendimi i VMRO DPMNE për shtyrje të zgjedhjeve nga 24 Prill në 5 Qershor ishte me qëllim jo për të kënaqur SDSM por të mos jemi gabimisht të kuptuar nga qytetarët tonë dhe nga ato që nuk duan Maqedonia të ec përpara, tha sonte në pres konference kryetari i partisë në pushtet, Nikolla...

Bejl: Nuk janë plotësuar kushte për zgjedhje të lira më 24 prill

Nuk janë plotësuar kushte për zgjedhje të lira më 24 prill, është vlerësimi i BE-së dhe SHBA-ve. Ambasadori amerikan këtë e njoftoi para godinës së Qeverisë pasi më herët ia dorëzoi raportin kryeministrit teknik, Emil Dimitriev. Bejl tha se edhe pse ka progres të caktuar, në pjesën më të madhe nuk janë plotësuar kushte për zgjedhje të lira në prill. “Ka progres...

Vanhojte: Nuk ka zgjedhje më 24 prill, sot BE dhe SHBA do të japin vlerësimin final

Delegacioni i BE-së dhe SHBA-së në Maqedoni sot, siç ishte paralajmëruar, duhet të njoftojnë vlerësimin lidhur me krijimin e kushteve për zgjedhjet e caktuara më 24 prill. Fillimisht, vlerësimi pritej të publikohet dje, por siç njoftojnë nga ambasadat, është anuluar me kërkesë të partive politike. Ndërmjetësi belg Piter Vanhojte mbrëmë në profilin e tij në Twitter shkroi :"Bëhet fjalë për bisedime...

BE dhe SHBA sot duhet të njoftojnë nëse janë plotësuar kushtet për zgjedhje më 24 prill

Ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së në vend, Aivo Orav dhe Xhes Bejli, sipas paralajmërimeve sot pasdite pritet të publikojnë vlerësimin për atë nëse janë plotësuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 24 prill. Tani për tani nuk ka konfirmim zyrtar se në çfarë mënyre ambasadorët do të njoftojnë vendim, a do t’ia dërgojnë personalisht konkluzionet kryeministrit teknik Emil...

SHBA i bën thirrje VMRO DPMNE-së publikisht të mbështes Katica Janevën dhe KSHZ-në

Kejt Bërns, përfaqësuesja e SHBA-së në Këshillin e përhershëm të OSBE-së në Vjenë, i bëri thirrje VMRO DPMNE-së publikisht të mbështes punën e prokurores publike në të gjitha fazat e funksionimit të saj, shkruan Nova TV. “Emërimi i shpejtë i Katica Janevës si prokurore publike për hetim të komunikimeve të përgjuara; propozimi i saj në kohë të ekipit të prokurorëve...