fbpx

Bejl: Nuk janë plotësuar kushte për zgjedhje të lira më 24 prill

-

Nuk janë plotësuar kushte për zgjedhje të lira më 24 prill, është vlerësimi i BE-së dhe SHBA-ve.

Ambasadori amerikan këtë e njoftoi para godinës së Qeverisë pasi më herët ia dorëzoi raportin kryeministrit teknik, Emil Dimitriev.

Bejl tha se edhe pse ka progres të caktuar, në pjesën më të madhe nuk janë plotësuar kushte për zgjedhje të lira në prill.

“Ka progres të caktuar, por nuk ka zgjidhje në sferën e mediumeve. Ka raporte për presione ndaj votuesve” vlerëson Bejl.

Ai shtoi duke thënë se BE, SHBA dhe partnerët ndërkombëtarë inkurajojnë liderët politik të respektojnë Marrëveshjen e Përzhinos deri në fund.

“Nëse zgjedhjet mund të mbahen në datën e caktuar, atëherë partitë politike pritet t’i ndërmarrin hapat e duhur që kjo të bëhet” tha Bejli.

Ambasadori tha se nevojitet përpjekje serioze nga të gjitha palët që të sigurohet proces i besueshëm, ku qytetarët do të mund të ndjehen të lirë.

“Liderët politik kanë përgjegjësi që t’i ndërmarrin hapat e nevojshme që të kthejnë vendin në rrugën euro- atlantike me zbatimin e marrëveshjes politike dhe prioriteteve në reforma, para se gjithash në interes të qytetarëve dhe shtetit. Ne do të ndjekim nga afër këtë progres” tha Bejli.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.