fbpx

Nëse të gjithë punojnë me përkushtim, më 5 qershor mund të ketë zgjedhje të besueshme, vlerësoi Bejli

-

Ambasadori amerikan Xhes Bejli para qendrës së BE-së në vend tha se është mirë që është marrë vendim që të shtyhen zgjedhjet dhe të njëjtat të mbahen më 5 qershor. Ai theksoi se të gjithë duhet të jenë të përkushtuar që zgjedhjet të jenë të besueshme dhe demokratike.

Duke u përgjigjur në pyetje nga gazetarët, çfarë nëse ndonjëra prej partive bojkoton zgjedhje, ai tha qëndrimi i tyre është se të gjithë partitë duhet të marrin pjesë në zgjedhje.

Në pyetjen –nëse është e saktë se për mediat nuk do të ketë bisedime, Bejli tha se reformat dhe liria e mediave janë prioritet dhe kanë rëndësi kyçe për zgjedhjet.

“Reformat në media, liria e mediumeve edhe më tej ngelin pjesë e rëndësishme jo vetëm për zgjedhje, por edhe prioritetet urgjente reformuese të BE-së. Se si do të vlerësohen rrethanat nëpër media varet nga ajo se si do t’i mbuloni zgjedhjet. Të gjithë ju keni firmosur Kod etik se do të informoni gjatë zgjedhjeve dhe mendoj se në fund vet ju vendosni se do ta kryeni punën e juaj dhe do t’i ndihmoni qytetarët të jenë të informuar në mënyrë të drejtë” tha Bejli.

Ambasadori lëvdoi punën e BE-së në këto bisedime dhe tha se bashkëpunimi BE-SHBA në këtë proces është i rëndësishëm.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.