fbpx

Gruevski paralajmëroi votim si në referendum me 5 Qershor

-

Pas konsultimeve dhe analizave të gjata vendimi i VMRO DPMNE për shtyrje të zgjedhjeve nga 24 Prill në 5 Qershor ishte me qëllim jo për të kënaqur SDSM por të mos jemi gabimisht të kuptuar nga qytetarët tonë dhe nga ato që nuk duan Maqedonia të ec përpara, tha sonte në pres konference kryetari i partisë në pushtet, Nikolla Gruevski.

Gruevski tha që në mbledhjet intensive me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të SHBA kanë qenë të siguruar për katër gjëra.

-Morëm garancion që ky është i vetmi prolongim i zgjedhjeve dhe nuk do të kërkohet shtyrje e re në çfarëdo forme. Që deri në zgjedhjet në 5 Qershor nuk do të ketë bisedime pasi që ato besojnë që KSHZ do të ketë mjaftueshëm kohë për të pastruar listën zgjedhore. E treta, që nuk do të ketë kushtëzime të reja, duke përfshirë edhe ligjin për media. E katërta, mora garancë që nuk do të ketë vlerësime të reja nga UE dhe SHBA në atë se a është vendi i përgatitur për zgjedhje.-tha Gruevski. Ai shtoi që këto ditë kanë marrë garancion të fortë nga BDI që fortë qëndrojnë në atë që të ketë zgjedhje me 5 Qershor-me ose pa LSDM.

-Shteti nuk mund të jetë peng i një partie politike, në këtë rast SDSM. Me këtë shtyrje të zgjedhjeve, ju japim edhe shansin e fundit LSDM, të dalin në zgjedhje dhe të shikojnë në sy popullin, të cilit i imponuan këtë krizë politike. Vetëm me dalje në zgjedhje fitohet legjitimiteti dhe besim nga popullit dhe në asnjë mënyre tjetër. Deri me 5 Qershor mund të flisni dhe të aktroni gjithçka, ,madje edhe fitues. Me 5 qershor do të turpëroheni nga vetvetja- tha Gruevski.

Sipas Gruevskit përgjigje e pyetjes, kush është më i fortë, a kush është më i dobët, do të ketë më 5 qershor, për kur paralajmëroi “votim si në referendum” dhe e thirri liderin e LSDM, Zoran Zaev që të dal në zgjedhje dhe të përballet me popullin.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.