SHBA-ja dhe BE-ja do të vazhdojnë me mbështetje për tejkalimin e krizës në Maqedoni, thotë zëvendës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Hojt Ji.

“Besojmë se palët e involvuara në krizën në Maqedoni mund të gjejnë mënyrë të dalin nga kjo.  Ndaj vendimit që të mbahen zgjedhjet më 5 qershor shikojmë pozitivisht, edhe pse, gjithsesi, si dhe të gjithë të tjerët, shpresojmë se do të mund të organizoheshin, megjithatë kushtet nuk ishin të volitshme, kështu që na vjen mirë që palët i kanë anuluar këto zgjedhje. E dimë që palët kanë pasur vështirësi që të arrijnë pajtueshmëri për reforma të caktuara  në pajtim me Marrëveshjen e Përzhinës, por besojmë se nëse punojnë me vullnet të mirë, me vullnet përkatës politik, kanë aftësi dhe kapacitet që t’i gjejnë zgjidhjet e nevojshme”, deklaroi Ji.

Sipas tij, është me rëndësi që bashkësia ndërkombëtare, duke përfshirë edhe SHBA-në që ta luajë rolin e saj  në mbështetje të përpjekjeve, jo përmes imponimit dhe diktimit, por përmes mbështetjes së palëve të involvuara, të liderëve në vend, që të gjejnë zgjidhje dhe t’i implementojnë.

“Është më me rëndësi që të zbatohet reformat, të krijohen kushte për zgjedhje korrekte dhe demokratike, si dhe zgjedhjet kredibile, sesa të mbahet zgjedhje me çdo kushte. Në bashkëpunim me BE-në dhe partnerët e tjerë të Maqedonisë, do të kryejmë presion të madh që t’i ndihmojmë Qeverisë dhe partive politike që t’i gjejnë zgjidhjet e nevojshme, pa marrë parasysh nëse kjo është se si të tërhiqet abolimi për personat zyrtarë të dyshuar për korrupsion, si të krijohet gjendje më e mirë për mediat përmes miratimit të ligjeve për reforma mediale, ose kjo të jetë përmes respektimit të punës së PSP”, deklaroi Hojt Ji, zëvendës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë.