fbpx

Nuland: Marrëveshje do të ketë në ditët në vijim

-

Zëvendës- sekretarja shtetërore e SHBA-ve, Viktoria Nuland njoftoi se po largohet e inkurajuar se në ditët në vijim do të arrihet marrëveshje për çështjet kontestuese.

“Jam takuar me katër liderët e partive dhe po largohem e inkurajuar se në ditët në vijim do të arrihet marrëveshje për çështjet kontestuese. Për këtë duhet të ketë vullnet politik nga të gjitha palët. E ndjeva se vullnet ka” tha Nuland.

Synimi i dytë, që ajo e përmendi do të ishte që të jepet përkrahje për përforcimin e drejtësisë dhe sundimit të së drejtës në Maqedoni.

“Sot kam biseduar me disa aktivistë të caktuar civil dhe gazetarë dhe i kam inkurajuar që të vazhdojnë me punën e filluar. Sot në mëngjes kisha rastin të takohem me zonjën Janeva dhe ekipin e saj. Puna e saj është vitale për sundim të drejtë, përgjegjësi dhe sistem të pastër juridik në këtë vend, gjë që është esenciale nëse Maqedonia dëshiron t’i arrijë aspiratat euro- atlantike” tha Nuland, duke shtuar se SHBA tanimë gjatë kohë i përkrahim përpjekjet e Maqedonisë të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s.

Lidhur me atë nëse ka marrë garanci nga liderët politik për zbatimin e Marrëveshjes, Nuland tha se ka marrë sigurimin e partive politike se duan të arrijnë marrëveshje në ditët në vijim.

Sa i përket mundësisë për hapjen e gjykatës speciale që do t’i procedojë akuzat e PSP-së, Nuland tha se e përkrahin punën e Speciales dhe se në lojë janë disa opsione.

“Kur jemi te strukturat tjera për mbështetje, ka shumë ide, por vlerësoj se ajo që është e rëndësishme është që sistemi të jetë i pastër, përgjegjës dhe efikas. Ky është procesi. Është e qartë se të gjithë ne do të donim që gjërat të zhvillohen më shpejtë, por siç thashë madje edhe para se të udhëtoj, veç më punohej me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së që të sillet Maqedonia në rrugën e zgjedhjeve, dhe zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës” tha Nuland.

Në pyetjen e gazetarëve nëse SHBA-të planifikojnë masa ndëshkuese, duke pasur parasysh se edhe vitin e kaluar është larguar e inkurajuar e Marrëveshje kishte dështuar, Nuland nuk e përjashtoi këtë mundësi.

“Shpresoj që situata do të qartësohet dhe nuk do të shkojmë në këtë drejtim” tha ajo.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.