Prokuroria Speciale pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 i ka dorëzuar të gjitha 12 kërkesat e paralajmëruara për ngrirje prone, mes të cilave edhe për godinën e VMRO DPMNE-së si dhe prova dhe analiza financiare, konfirmojnë për “Meta” nga PSP.

Ndryshe, Specialja dje hapi tre raste të reja gjegjësisht “Trevnik”, “Trajektorja” dhe “Talir”.

Masa të posaçme për siguri nuk janë kërkuar.

Për konferencat e shtypit të VMRO DPMNE-së dhe deklaratat e liderit Nikola Gruevski se PSP punon me porosi partiake dhe se për “Trajektorja” kanë bërë gabim serioz, nga Specialja nuk ka reagim.

Nga Gjykata Themelore Shkupi 1 njoftuan se së shpejti do t’i njoftojnë mediat për masat që janë kërkuar nga PSP dhe për vendimet e marra.