fbpx

PSP: Lideri i VMRO DPMNE-së i dyshuari i parë për larje parash dhe financim joligjor

-

“Talir” është hetimi i parë për larjen e parave, të cilin e publikoi Prokuroria Speciale në konferencën e sotme për shtyp. Siç tha prokurorja Fatime Fetai, bëhet fjalë për financim ilegal nga VMRO DPMNE gjegjësisht ka dyshim të bazuar se “i dyshuari i parë, si kryetar partie”, edhe pse i ka ditur rregullat, megjithatë i ka pranuar mjetet ilegale për financim, nuk i ka kthyer dhe ka mundësuar financim ilegal të partisë.

Provat e PSP-së, sipas Fetait, tregojnë dyshimin e bazuar se i dyshuari i parë ka formuar grup personash të cilët paratë e grumbulluar i kanë vendosur në gjiro- llogarinë e partisë në emër të anëtarëve të partisë.

talir finansii

Prokurorja Lençe Risteska deklaroi se partia politike në vitin 2009-të ka marrë donacione në vlerë prej 338.211 euro gjegjësisht mesatarisht gjatë ditës janë paguar nga 28.184 euro. Në vitin 2013-të, partia për gjashtë dit ka marrë donacione në vlerë prej 185.040 euro gjegjësisht mesatarisht gjatë ditës janë paguar nga 30. 840 euro. Disa transaksione janë kryer në çdo 20 sekonda.

Nën emrin e njëjtë kodues, PSP zhvillon rastin nën dyshimin e bazuar se pesë persona kanë bërë vepër penale me keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit dhe se “kryetari i partisë politike” ka mundësuar shërbime ilegale nga NSH SH.A “Beton”- Shkup.

talir

Fetai deklaroi se gjatë ditës, PSP do të ketë 12 kërkesa për marrje prone, ngrirje prone ose një pjesë të pronës së partisë politike.

“Trajektorja” është hetim ku dyshohen katër zyrtar se në ndërtimin e rrugës Miladinovc- Shtip dhe Kërçovë- Ohër kanë dëmtuar buxhetin prej 155 milionë euro.

Fetai tha se ekziston dyshim i bazuar se të dyshuarit kanë vepruar në kundërshtim me kushtet, se bisedimet i kanë zhvilluar vetëm me një nga dy kompanitë, edhe pse e dyta ka dorëzuar ofertë më të lirë.

trevnik

 

Për rastin “Trevnik”, sipas Fetait ekziston dyshim i bazuar se pa miratim për ndërtim janë ndërtuar tre vila ndërsa lejen e kanë marrë kur shtëpitë veç më kanë qenë të ndërtuara.

Janeva ka kërkuar shumica e re parlamentare ta fshijë nenin e ligjit që do të mundësoj PSP të vazhdoj me punë.

Ajo paralajmëroi se PSP do të vazhdoj me propozime të reja për akuza dhe derisa nuk i heton të gjitha bisedat e poseduara dhe u bëri thirrje të gjithë që kanë biseda të përgjuara t’i dorëzojnë pranë PSP-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.