Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli sot në profilin e tij në Tuiter, për vendimin e presidentit Ivanov që t’i ndërpres të gjitha proceset gjyqësore që po zhvillohen kundër politikanëve në Maqedoni, tha se është proces që mbron politikanët e korruptuar
Ai shkori: “Falja e përgjithshme pa proces gjyqësor mbron politikanët e korruptuar dhe bashkëpunëtorët e tyre. Të lejojmë PSP-në dhe gjykatat të përfundojnë punën e tyre.
A blanket pardon w/o due process protects corrupt politicians and their associates. Let #SPO and courts do their jobs.
— U.S. Ambassador to North Macedonia (@AmbBaily) April 13, 2016
Mbrëmë, ambasada e SHBA-së në vend shprehi shqetësim për vendimin e presidentit.
“Presim detaje dhe shpjegime të mëtutjeshme. Mirëpo, deklarata e presidentit shkakton shqetësim serioz për përkushtimin e Maqedonisë në sundimin e të drejtës” thuhet në reagimin e ambasadës.