Ambasada e SHBA-së: Pse seanca ishte me dyer të mbyllura?

Me hashtagun “Pyetja e ditës”, Ambasada e SHBA-së sot në Tuiter shkroi “Pse Gjykata kushtetuese sot mbajti seancën me dyer të mbyllura? Transparenca është kyçe për çdo institucion”.

Këtë mesazh përmes tuiterit e publikoi edhe ambasadori britanik në vend, Çarls Garet.

Sot Gjykata kushtetuese e vendit në seancën që fillon prej orës 9 do të vendos nëse presidentit të shtetit do t’i kthehet e drejta të amnistoj persona për mashtrime zgjedhore apo do të vazhdoj vendimi aktual me çka kjo i pamundësohet, sipas ndryshimeve ligjore të vitit 2009.

Why would the Constitutional Court close today’s session? Transparency is essential for any institution. #QuestionoftheDay