Përfunduan takimet dypalëshe në Përzhinë- marrëveshja larg

-

Pa paralajmërime dhe vlerësime optimiste ka përfunduar raundi i ri i bisedimeve midis përfaqësuesve të partive politike nënshkruese të Marrëveshjes “Përzhino” në rezidencën e ambasadorit evropian Aivo Orav.

Pas pushimit një javësh prej kur bisedimet kanë qenë të ndërprerje, ndërsa dyshja e ambasadorëve Bejli-Orav kanë qenë jashtë vendit, në Përzhino sërish ka filluan takimet dypalëshe ndërsa sipas informatave jo zyrtare edhe takime në tryezë të përbashkët të negociuesve të OBRM-PDUK, LSDM, BDI dhe PDSh.

Jo zyrtarisht temat për të cilët akoma nuk ka zhvendosje pozicionesh janë mediat dhe Lista zgjedhore.

„Bisedimet vazhdojnë, shpresojmë të vazhdojmë së shpejti“, ka deklaruar shkurt ambasadori i BE, Aivo Orav. Ai nuk ka dhënë përgjigje në pyetjen nëse ka është optimizëm për arritjen e ndonjë marrëveshjeje.

Për Artan Grubin e BDI, përparimi është që përfaqësuesit janë ulë në tryezën e negociatave.

„Biseduam për listën zgjedhore dhe reformat në media, për datë të zgjedhjeve nuk është biseduar, kur do të ketë diçka konkrete do të jeni të njoftuar”, ka thënë Grubi.

Radmila Shekerinska nga LSDM ka porositur se opozita ka ardhur me propozime dhe iniciativa konkrete për çështjet kontestuese.

„Akoma nuk kemi arritur deri te data e zgjedhjeve dhe Qeveria kalimtare, fillimisht duhet të arrijmë marrëveshje për kushtet e zgjedhjeve, LSDM në vazhdimësi propozon iniciativa për tejkalimin e çështjeve kontestuese dhe kjo është e arritshme për një kohë të shpejtë, por nevojitet vullnet politik“, ka deklaruar Shekerinska.

Nikola Todorv nga OBRM-PDUKM dhe Imer Aliu nga PDSh iu janë shmangur kamerave, ndërsa në negociatat e sotme nuk ka qenë i pranishëm as ambasador i Bejli, por një përfaqësues i kësaj ambasade.

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...