fbpx

„Plenumi studentor“ braktisi seancën e UQM-së pasi u janë fikur mikrofonat

-

 

Katër përfaqësues të “Plenumit studentor” e braktisën seancën e Rektoratit të Universitetit “Qirili dhe Metodi” në të cilën duhet të zgjidhet rektor, pasi u është marrë fjala dhe u janë fikur mikrofonat. Ata u ankuan kundër vendimit të komisionit për verifikim të Senatit, që t’i verifikojë mandatet e dhjetë përfaqësuesve të Parlamentit studentor të UQM (PSUQM), duke pohuar se ata janë jologjitim.

– Ky është turp për UQM. Kjo situatë quhet “Ajo që është para duarve tona nuk e shohim”. Kjo është një situatë e tmerrshme, nuk besoja se do të vjen deri te kjo. Kjo që ndodhë në universitetin më të vjetër, të UQM, është e turpshme – tha Dea Zdravkovska nga “Plenumi studentor”.

Profesoresha e “Plenumit të profesorëve”, Maja Stevanoviq, tha se me përfaqësuesit jolegjitim të PSUQM-së është cenuar funksionimi i UQM-së.

– Po tentoj t’i paralajmëroj kolegët për rrezikun që në mënyrë të paligjshme të verifikohen mandatet e njerëzve që nuk duhet të jenë anëtarë të këtij Senati dhe do të votojnë. Kjo do të shkaktojë pasoja juridike në mënyrë retroaktive. Është rrezikuar UQM. Kjo mund të shkaktojë pasoja të tmerrshme zinxhir – tha Stevanoviq.

Rektori Velimir Stojkovski pohonte se nuk ka kompetencë ligjore për të intervenuar në zgjedhjet për përfaqësues studentor.

Në pikën “ndryshëm” në seancën do të formohet komision që do t’i rishqyrtojë problemet, por pasi të zgjidhet rektori, për çka procedura është në rrjedhë.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.