Me 43 vota, profesori dhe dekani i Fakultetit të mjekësisë, Nikola Jankulovski, është zgjedhur për rektor të ri të UKM.

Kandidati tjetër Nenad Novskosvski ka marrë gjashtë vota, ndërsa gjashtë vota ishin të pavlefshme. Paraprakisht Plenumi Studentor e braktisi seancën pasi që Senati i universitetit i verifikoi mandatet e 67, nga 68 anëtarët, në mesin e të cilëve edhe të atyre të Parlamentit studentor për të cilët Plenumi pohon se u ka kaluar mandati.

Pas polemikave të shumta Plenumi studentor e braktisi seancën ndërsa Senati vazhdoi me votimin për zgjedhjen e rektorit të ri.

 “Premtoj se do të bëj përpjekje maksimale që të përmbush premtimet e mia”, kështu ka deklaruar Rektori i ri i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”. “Do të bëj përpjekje maksimale për avancimin e punës shkencore-hulumtuese si dhe të kushteve për punë”, ka shtuar Jankulovski.