Kuvendi sot me tre seanca, deri në mesnatë duhet të zgjidhet Qeveria

-

Krahas seancës së dytë parlamentare, ku pika e vetme është zgjedhja e Qeverisë, në Kuvendin e RM-së sot do të mbahet edhe vazhdimi 21 i seancës konstituive, ku do të debatohet për zgjedhjen kryetarit, zv- kryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në Komisionit për zgjedhje dhe emërime.

Vazhdimi është i pari në orar ndërsa fillin në orën 10. Në orën 11 do të filloj seanca e tretë ku do të debatohet për propozim- vendimin për themelimin e trupave të përhershëm të punës në Kuvendin e RM, që e dorëzuan deputetët Goran Misovski, Ejup Halimi dhe Ilija Dimovski.

Më pas, në orën 12 do të vazhdoj seanca e dytë që u fillua dje, ku deri në mesnatë duhet të zgjidhet qeveria e propozuar nga mandatari Zoran Zaev.

Seanca filloi dje ndërsa pas shpalosjes së programit nga ana e Zaev, vijuan sulme nga deputetët e Besës dhe BDI-së dhe kandidatët e tyre për ministra si dhe mes LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së. Megjithatë, seanca kaloi në shenjë të përplasjes mes kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe deputetët e VMRO DPMNE-së, Ilija Dimovski, Antonio Miloshoski dhe Vladimir Gjorçev. Xhaferi në moment të caktuar nuk i lejoi Gjorçevit të jep vërejtje procedurale nga foltorja.

Kryetari i Kuvendit deputetëve të VMRO-së iu drejtohej kryesisht në shqip sepse siç tha në fillim Miloshoski, ata nuk e pranojnë për kryetar legjitim, por vetëm i deputet i zgjedhur legjitim dhe kishin vërejtje se nuk guxon si kryetar i Kuvendit të flet në shqip.

Në fjalimin e deputetëve të LSDM-së, krahas urimeve për qeverinë e re dhe paralajmërimet se edhe ata me kujdes do të vëzhgojnë, një prej pikave kryesore ishte respekti i treguar ndaj Vladimir Gjorçev për shkak të mbrojtjes së tij që ua bëri deputetëve në natën e dhunshme të 27 prillit.