“A e dini i nderuari Zaev se cili është dallimi mes reformës dhe riciklimit? Nëse me reformë nënkuptoni se keni zgjedhur çfarë është mirë dhe sot është në taborin tuaj, kjo nuk është e mirë, por se keni bërë riciklim”, e ka porositur mandatarin Zoran Zaev, zv/ koordinatori i grupit të deputetëve të Besës, Zeqirija Ibrahimi.
Ibrahimi në fillim uroi Zaevin, por tha se nuk ka ndërmend të votoj për kabinetin e propozuar qeveritar.
“Ju vetë e thatë së PSP e ka gati padinë për ish ministrin e shëndetësisë nga koha e Gruevskit, andaj sot ju pyes: A e ka refuzuar ajo padinë ose ju e keni falur, z. Zaev. Më tregoni çfarë është ajo që e lidh fjalën reformë me këtë kuadër të BDI-së”, pyeti Ibrahimi.
Sipas deputetit të Besës, me emërimin e disa ministrave shqiptarë, Zaevi sikur t’i ketë dëgjuar Gruevskin dhe Mijalkovin dhe shqiptarëve të rinj u ka porositur: “Mund të vidhni, unë në fund do t’ju bëj zyrtarë dhe do t’ju fal”.