Departamenti amerikan shtetëror sot njoftoi se SHBA-të bashkë me NATO-n dhe BE-në prej së afërmi ndjekin procesin e formimit të Qeverisë në Maqedoni, pas zgjedhjeve të mbajtura më 11 dhjetor vitin e kaluar.
“SHBA-të ftojnë liderët e vendit që të formojnë qeverinë e re pa zvarritje të mëtutjeshme, që në përputhje me Kushtetutën dhe aspiratat e Maqedonisë për hyrje në BE dhe NATO. Formimi i qeverisë së re do të ndihmojë që të përfundoj kriza politike që seriozisht pengon zhvillimin demokratik dhe ekonomik si dhe euro- integrimet e vendit”, thuhet në kumtesë.
Nga Departamenti shtetërorë përsëri apelojnë deri tek partitë politike që në vend të parë t’i vendosin interesat e Maqedonisë dhe qytetarëve.
“SHBA u bën thirrje të gjitha partive që të vendosin interesin e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj para çdo gjëje, të punojnë në mënyrë konstruktive për zbatimin e plotë të obligimeve, që dalin nga Marrëveshja e Përzhinës”, thuhet në njoftim.