Kongresmenët Dejv Trot (republikan nga Miçigeni), Brendan Bojl (demokrat nga Pensilvania) dhe Stiv Stajverz (republikan nga Ohajo) mbrëmë kanë ripërtërirë Grupin e kongresit miq për Maqedoni dhe amerikanët- maqedonas, njoftoi Diaspora e Bashkuar e Maqedonisë (DBM).
“Maqedonia është partner vital në avancimin e sigurisë nacionale amerikane në mbarë botën. Krahas kësaj, Diaspora maqedonase në SHBA është pjesë vitale e komunitetit tonë dhe kontribuon në llojllojshmërinë dhe avancimin e tërë kombit tonë. Ne jemi krenarë për ripërtëritjen e Grupit maqedonas për kongresin e 115-të, që ka për synim t’i theksojë çështjet që ndikojnë ndaj komunitetit maqedonas- amerikan dhe edukimin e kolegëve tanë për rolin e rëndësishëm në Maqedoni dhe Diasporën maqedonase në ndërmjetësimin e interesave amerikane”, thuhet në njoftimin e kongresmenëve Trot, Bojl dhe Stajverz.