fbpx
Tag: Nikolla Gruevski

tag: Nikolla Gruevski

Qeveria do të subvencionoj shtëpi sepse në to linden më shumë fëmijë

“Bli shtëpi për të rinjtë” është projekti i ri të cilin Qeveria do ta filloj prej 1 shkurtit të vitit të ardhshëm e që sot në konferencë shtypi e paralajmëroi kryeministri Gruevski. Siç theksoi ai, qëllimi  është të rinjtë të moshës deri 35 vjet më lehtë të bëjnë shtëpi ndërsa projekti përfshin dy modele për financimin e atyre që...

Gruevski: Do të tërhiqem kur të vijë koha në përputhje me afatin ligjor

Data e tërheqjes nga posti do të jetë kur të vijë koha në përputhje me afatin ligjor. Në këtë mënyrë Nikolla Gruevski në konferencën e sotme për shtyp u përgjigje në pyetjen e gazetarëve për atë se kur do të tërhiqet nga posti i kryeministrit në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinos. Ai refuzoi të përgjigjet kush nga radhët partiake...

Pas reagimit të Gruevskit, “Guardian” ndryshoi titullin

Pas reagimit të kryeministrit Nikolla Gruevski në intervistën për “Guardian”, gazeta britanike ndryshoi titullin. Titulli fillestar “Maqedonia është e gatshme të ndryshoj emrin që të përfundoj kontesti 24 vjeçar me Greqinë është ndryshuar në “Kryeministri maqedonas është i hapur për dialog lidhur me ndryshimin e emrit që të përfundoj kontesti 24 vjeçar me Greqinë”. Pas publikimit të sotëm të lajmit,...

Gruevski: Do të reagojmë deri te “Guardian” për deklaratën e rrejshme

Menjëherë pas publikimit të intervistës, reaguan nga kabineti i Gruevskit me konfirmim se janë të pasaktë interpretimet në titullin e “Guardian”. “Diç të tillë nuk kam deklaruar dhe ne do të reagojmë deri te “Guardian”. Kjo shihet edhe nga vet teksti që qartë shihet se është koment gazetaresk, e jo për deklaratë nga unë. Kjo është e qartë si kristali....

Gruevski insiston të dëshmojë me dyer të mbyllura

Pas një debati mes anëtarëve të Komisionit Anketues për përgjime, Petre Shilegov, ka kërkuar që mediumet të dalin prej sallës ku mbahet seanca, për shkak se kryeministri Gruevski, me anë të një letre me shkrim, ka kërkuar që dëshmia e tij të mbahet pas dyerve të mbyllura. “Ne nuk e dimë pse Gruevski do të dëshmojë pas dyerve të mbyllura...

Afatet bëjnë presion: Gruevski si kryeministër edhe tre ditë

Mediumet dhe KSHZ-ja janë gjërat e fundit të marrëveshjes së Përzhinos të cilat duhen të kryhen para se kryeministri Nikolla Gruevski të japë dorëheqjen dhe VMRO-DPMNE të emërojë një kandidat të ri për këtë post. Në marrëveshjen e Przhinos pikërisht parashihet kryeministri të japë dorëheqje 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të mbahen më 24 prill të vitit...

Gruevski: Maqedonia është e sigurt sikur edhe Evropa

"Maqedonia është e sigurt si pjesa tjetër e Evropës. Ne jemi të gjithë në të njëjtën shportë dhe për këtë arsye kërkon një përgjigje të përbashkët në luftën kundër terrorizmit", deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski në një intervistë për portalin "Pres 24". "Ne nuk duhet të lejojmë këto kërcënime të ndryshojnë jetën tonë në atë masë që të na paralizojë në...

Komisioni anketues ngeli pa dëshmitar dhe rend dite

  Anëtarët e komisionit anketues nga LSDM dhe VMRO DPMNE janë përleshur mes vete për shkak të mosardhjes së kryeministri Nikolla Gruevski për dëshmi. Ata kanë debatuar rreth asaj se a është dashur apo jo të vij kryeministri në seancën e sotme si dhe rreth rendit të ditës për mbledhjen e Komisionit. Në ndërkohë, Gruevski sot anuloi ardhjen e tij për...

Gruevski paralajmëroi “të mërkurën e shkollave të mesme” dhe autobus falas për studentët

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të aplikohet transport falas në trafikun publik të qytetit për të gjithë studentët e rregullt në të gjithë universitetet shtetërore në vend. Këtë sot e paralajmëroi kryeministri Nikolla Gruevski në fjalimin e tij në Akademinë solemne në suazat e festës shtetërore Shën Klimenti i Ohrit. “Duke filluar prej janarit të vitit 2016-të,...

Kryeministri Gruevski paralajmëroi dy investime të reja të huaja deri në fund të muajit

Kryeministri Nikolla Gruevski sot paralajmëroi dy investime të reja të huaja që pritet të realizohen deri në fund të muajit. Në fillimin e punëve ndërtimore për vazhdimin dhe ndërtimin e bulevardit, Gruevski tha se dy fabrikat e reja do të punësojnë të paktën 500 qytetarë. “Kap-kon” së shpejti do të hap fabrikë. Bëhet fjalë për kompani globale amerikane nga industria e...

LSDM: Përderisa Mali i Zi hapëron përpara, Maqedoni me Gruevskin qëndron në vend

Debakli i politikave ekonomike të Nikolla Gruevskit edhe me një dështim në planin ndërkombëtarë, reagojnë nga LSDM. “Këshilli ministror i NATO-s mori vendim Mali i Zi të ftohet si anëtare e re e Aleancës. LSDM uron qytetarëve të Malit të Zi për këtë sukses. Për fat të keq, Përderisa Mali i Zi hapëron përpara, Maqedoni me Gruevskin qëndron në vend”...

Klusev, Mijalkov, Gruevski: Kumbar për kumbar, kushëri për fuqi

Ludmil Klusev i cili më 12 nëntor u arrestua në SHBA, nën akuzën për shpërndarjen ilegale të narkotikëve, është i biri I kryeministrit të parë të Maqedonisë së pavarur, Nikola Klsev. Në bisedën informative se a duhet të qëndroj në arrest apo të mbrohet në liri, psikiatri Klusev mes tjerash ka deklaruar se “nuk ka dëshirë të merret me...

Shilegov: Konfirmim tjetër se Gruevski qëndron pas revidimit të Marrëveshjes së Ohrit

“Ja, konfirmim tjetër se Nikolla Gruevskin qëndron pas revidimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit. Ky është një dokument nga Qeveria, analizë e Marrëveshjes kornizë” akuzoi Petre Shilegov në konferencë shtypi para Qeverisë. “Opinioni tashmë e ka marr vesh se Gruevski qëndron pas Konferencës për analizën e Marrëveshjes së Ohrit. Ky është dokument me vulë nga arkivi i Qeverisë, i nënshkruar...

Përzhino e pasaktë: Gruevski duhet të jep dorëheqje “në kohë” ndërsa Qeveria “në një kohë të ardhshme”

Grupet e punës së partive politike, që kanë firmosur Marrëveshjen e Përzhinos, këto ditë po i përmbyllin problemet në sferën e mediumeve. Më pas, në dhjetor pritet të zgjidhen dy çështje të rëndësishme: dorëheqja e kryeministrit Nikolla Gruevskit, të zgjidhet një kryeministër i ri dhe të ngritet padia e parë nga prokurorja speciale, Katica Janeva. Nëse respektohen të gjitha afatet...

Kryeministri Gruevski në vizitë pune në Kinë

Kryeministri Nikolla Gruevski së bashku me delegacionin qeveritar në përbërje të të cilit janë zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Ekonomike Vlladimir Peshevski, Ministri i punëve të jashtme Nikolla Popovski dhe zëvendësministri i ekonomisë Hristijan Delev janë për vizitë disaditëshe në Republikën Popullore të Kinës. Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë do të marrë pjesë në Samitin e katërt të shefave të...

Maqedonia ndihmë nga BE-ja vetëm 20 denarë për nga një refugjtë

Që nga 19 qershori deri dje në Maqedoni kanë kaluar 276.303 imigrantë. Edhe pos paralajmërimeve të BE-së, Maqedoni ka marrë ndihmë  prej 90.000 euro - ose rreth 20 denarë për çdo refugjat - edhe pse të gjithë zyrtarët evropian,  kur kanë kaluar në Shkup dhe nga Brukseli kanë paralajmëruar shumë më shumë. Kështu ishte rasti edhe dje, gjatë vizitës dhe...

Task sot për vizitë në Maqedoni

Kryetari i Këshillit të Evropës, Donalt Task sot do të arrijë për vizitë pune në Shkup. Task gjatë vizitës do të ketë takime të ndara me presidentin Gjorgje Ivanov dhe kryeministrin Nikolla Gruevski ndërsa tema kryesore pritet të jetë kriza me refugjatë dhe menaxhimin me fluksin e tyre. Vizita e kryetarit të Këshillit të Evropës vijon pas vendimit të Maqedonisë, Serbisë...

Orban: Me Maqedoninë në BE dhe NATO, do të plotësohet vrima e Ballkanit

Kryeministri hungarez, Viktor Orban sot në Budapest deklaroi se Hungaria do ta mbështet Maqedonisë për aderim në BE dhe NATO, me çka siç tha, do të plotësohet vrima e Ballkanit. Orban pas takimit me kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski deklaroi se në interes të Hungarisë është çdo shtet i Ballkanit të jetë pjesë e BE dhe NATO. Kryeministri i Hungarisë tha se...

LSDM: Çfarë duhet të ndodh që Nikolla Todorov të jep dorëheqje?

Aq është e vështirë gjendja në shëndetësinë e vendit saqë sot është qëlluar me armë një mjek ndërsa tre tjerë janë lënduar në shkëmbimin e zjarrit në Klinikën e kirurgjisë abdominale, reagojnë nga LSDM-ja opozitare. “Me Nikolla Gruevskin dhe Nikolla Todorovin filmat e kaubojve u bënë realitet nëpër spitalet. Është e palejueshme që në qendër klinike ku në ditë hynë...

LSDM: Gruevski dëmtoi më të shtrenjtën –shëndetin e qytetarëve

Nikolla Gruevski përveç që kontaminoi shoqërinë në tërësi, lirinë e mediumeve, por edhe rrezikoi gjënë më të shtrenjtë të qytetarëve, shëndetin” akuzuan nga LSDM. “Gruevski rrezikoi jetën e përgjithshme të qytetarëve, në aspektin ekonomik e zvogëloi standardin dhe varfëroi popullin. Në mënyrë shtesë, përveç që Gruevski kontaminoi shoqërinë në përgjithësi, lirinë e mediumeve, por edhe rrezikoi gjënë më të shtrenjtë...