Kryeministri Nikolla Gruevski së bashku me delegacionin qeveritar në përbërje të të cilit janë zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Ekonomike Vlladimir Peshevski, Ministri i punëve të jashtme Nikolla Popovski dhe zëvendësministri i ekonomisë Hristijan Delev janë për vizitë disaditëshe në Republikën Popullore të Kinës.

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë do të marrë pjesë në Samitin e katërt të shefave të Qeverive nga vendet e Evropës Qendrore Lindore dhe RP të Kinës (16+1) dhe në Forumin e 5-të ekonomik tregtar në Suxhou, i cili do të hapet sot, ndërsa në të cilin pritet të marrin pjesë më shumë se 1.000 përfaqësues nga sektoret e biznesit të 16-të vendeve nga shtetet e EQL-së dhe Kinës.

Samitin do ta hapin kryeministri i RP të Kinës, Li Keçiang, ndërsa në të përveç Maqedonisë, do të marrin pjesë delegacione nga Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Çekia, Polonia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria.

Iniciativa për Samitet e Kinës me shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore e cila rrjedh që nga viti 2012 në bazë përbëhet nga vullneti për bashkëpunim, investimi në më shumë projekte infrastrukturore konkrete dhe zhvillimi ekonomik i përshpejtuar.

Përndryshe, Republika e Maqedonisë e përkrah iniciativën e Qeverisë së Kinës për bashkëpunim më të ngushtë me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në kornizat e Procesit 16+1, me ç’rast deri tani ka realizim të projekteve të rëndësishme të kapitalit siç është ndërtimi i autostradave Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër, të financuara në bashkëpunim me EKSIM Bankën kineze.

Njëkohësisht nga ana e Maqedonisë ekziston interes për projekte të reja infrastrukturore të cilat mund të jenë shembull i bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

Në suaza të vizitës është planifikuar edhe takim i kryeministrit Gruevski me presidentin e RP të Kinës, Si Xhiping si dhe forum i biznesit në Pekin ku do të prezantohen mundësitë për investime në Maqedoni dhe potencialet me të cilat disponon Maqedonia si shtet me klimë të volitshme të biznesit.