fbpx

LSDM këkron dorëheqje nga Koce Trajanovski dhe zgjedhje të reja për kryetar të qytetit

-

Për grupin e këshilltarëve të LSDM-së dhe partnerët e koalicionit është i papranueshëm buxheti i Qytetit ë Shkupit për vitin e ardhshëm në tekstin e të cilit parashtroi amendamente. Kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski sepse konsiderojnë se nuk punon në interes të qytetarëve, si dhe zgjedhje të reja për kryetar të Qytetit të Shkupit.

Damjan Mançevski, koordinues i grupit të këshilltarëve të LSDM-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit sot deklaroi se me buxhetin e përgatitur, kryeqyteti do të vazhdojë të ngulfatet në ajrin e ndotur dhe nuk do të ketë shkolla të reja, gazifikim dhe transport publik falas për studentët çdo ditë.

Me buxhetin e Qytetit të Shkupit, siç tha Mançevski, “për fasadat e reja të stilit barok” do të shpenzohen 5,7 milionë euro të reja, për sheshe dhe shatërvanë të rinj tre milionë euro, për mirëmbajtjen e shatërvanëve dhe monumenteve 500 mijë euro, për Shtëpinë e qytetit 2,6 milionë euro, 500 mijë euro për sipërfaqe inkuadruese rreth selisë së VMRo-DPMNE-së.

Me amendamentet e propozuara, grupi i këshilltarëve të LSDM-së kërkon më shumë para për rikonstruksione të ndërtesave shkollore, për mbikalime dhe ura të këmbësorëve, shtigje për çiklizëm, subvencione për biçikleta për qytetarët, masa për zvogëlimin e ndotjes së ajrit, shumë parqe dhe gjelbërime, gazifikim në shkollat e mesme, informon Mançevski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.