fbpx

Maqedonia ndihmë nga BE-ja vetëm 20 denarë për nga një refugjtë

-

Që nga 19 qershori deri dje në Maqedoni kanë kaluar 276.303 imigrantë.

Edhe pos paralajmërimeve të BE-së, Maqedoni ka marrë ndihmë  prej 90.000 euro – ose rreth 20 denarë për çdo refugjat – edhe pse të gjithë zyrtarët evropian,  kur kanë kaluar në Shkup dhe nga Brukseli kanë paralajmëruar shumë më shumë. Kështu ishte rasti edhe dje, gjatë vizitës dhe takimin me kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk, i cili pikërisht për këtë u thirr nga nikoqirët.

Nga dokumenti zyrtar që kërkuam nga Bashkimi Evropian, shihet se deri më tani ndihma e vetme reale faktike që Maqedonia ka marrë nga BE-ja për ballafaqimin e krizës me refugjatët është vetëm 90.000 euro, para nga Fondi për Përballjen nga Katastrofat në kuadër të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës. Paratë nga ky program, siç thuhet në dokument, janë për nevojat humanitare të  4.600 personave për një periudhë prej 3 muaj.

Shumat e tjera që janë në dokumentin e BE-së, si ndihmë e Unionit për Maqedoninë, janë vetëm paralajmërime për ndihmën financiare shtesë, e cila do të realizohet në të ardhmen pa afate konkrete.

Kështu që, 1,5 milion euro ndihmë humanitare do të sigurohen për ndihmë për refugjatët dhe imigrantët të cilët hynë në Maqedoni dhe shkojnë në drejtim të veriut, si dhe 1 milion euro gjithsej për organizatat e Kryqit të Kuq në Maqedoni dhe Serbi.

Në kuadër të programit kombëtar IPA për vitin 2016 sipas dokumentit të paraparë për 12 milion euro ndihmë për Maqedoni, ndër të tjera për infrastrukturën dhe mbështetjen IT për funksionimin e drejtë të politikave për azil dhe për migrim në vend.

Kryetari i Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) Donald Tusk, i cili dje ishte për vizitë të vendit tonë, u qortua nga nikoqirët e tij, presidenti Gjorge Ivanov dhe kryeministri, Nikolla Gruevki, se Maqedonia nga BE-ja deri më tani nuk ka marr asnjë ndihmë teknike.

–Edhe përskaj premtimeve, Maqedonia nuk ka marrë asnjë lloj ndihme financiare dhe teknike, ndihmë nga BE-ja lidhur me këtë krizë. Nga BE-ja kërkuam pajisje për regjistrimin e refugjatëve dhe emigrantëve, gjithashtu kërkuam pajisje për mbikëqyrje të vendkalimeve kufitare, nuk fituam asgjë. Maqedonia është duke shpenzuar  fondet nga buxheti I saj për të menaxhuar këtë krizë. Vetëm për nevojat e shërbimeve të sigurisë deri tani kemi shpenzuar më shumë se 10 milionë euro. Po ballafaqohemi me mungesë të kapaciteteve teknike, materiale dhe kadrovike për t’iu përgjigjur kërcënimeve dhe rreziqeve të sigurisë kombëtare- tha Ivanov, pas takimit me Tusk.

Tusk, nga ana tjetër, theksoi se BE-ja është e gatshme t’i ndihmoj në Maqedoni, në përmasa të madha, mirëpo Unioni në fillim duhet të vlerësojë sesa ndihmë i duhet vendit.

–  Ne jemi të gatshëm të sigurojmë ndihmë shumë më të madhe për ju, por kjo do të realizohet pasi të marrim vlerësimet e kërkesave tuaja. Unë do të bisedoj më vendet anëtare të BE-së për atë se çfarë mund të bëhet më shumë në këtë drejtim për tu siguruar se mbështetja jonë drejt shteti tuaj dhe rajonit do të jetë në nivelin e njëjtë sikurse sikurse edhe sfidat me të cilat ballafaqoheni. Nëse jemi serioz dhe dëshirojmë të ruajmë sistemin shengen të udhëtimit pa viza, atëherë duhet të jemi serioz dhe t’iu ndihmojmë vendeve që janë në linjën e parë, siç është vendi juaj- tha Tusk, duke shtuar se çdo vend ka të drejtë dhe obligim të mbroj kufirin e vet dhe se qëllimi kryesor i BE-së, nuk është vetëm që të qarkullimi i refugjatëve të bëhet më i lehtë, por edhe të ulet numri i qarkullimit të tyre.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.