fbpx

Shilegov: Konfirmim tjetër se Gruevski qëndron pas revidimit të Marrëveshjes së Ohrit

-

“Ja, konfirmim tjetër se Nikolla Gruevskin qëndron pas revidimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit. Ky është një dokument nga Qeveria, analizë e Marrëveshjes kornizë” akuzoi Petre Shilegov në konferencë shtypi para Qeverisë.

“Opinioni tashmë e ka marr vesh se Gruevski qëndron pas Konferencës për analizën e Marrëveshjes së Ohrit. Ky është dokument me vulë nga arkivi i Qeverisë, i nënshkruar para katër muajsh, në korrik, mes Qeverisë dhe Institutit evropian për paqe. Çfarë është qëllimi i Nikolla Gruevskit për këto dokumente të Marrëveshjes Kornizë? Çfarë ka premtuar Gruevski dhe kujt? Ai është i detyruar tu japë sqarim qytetarëve se çfarë bën pas shpinës së tyre?” – tha Shilegov.

Ai tha se Gruevski e ka për detyrë të del para qytetarëve dhe t’u shpjegoj se çfarë ka bërë prapa shpinës së tyre.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.