fbpx

VMRO DPMNE nuk komenton, LSDM-së i bëhet qejfi që Janeva ka filluar me punë

-

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov thotë se ju vjen mirë edhe krahas të gjitha obstruksioneve, që prokurorja speciale Katica Janeva ka filluar të punojë.

“Të gjithë ishim të vetëdijshëm për pengesat që iu bënin prokurores publike, vetëm që të anuloj fillimin e punës. Na vjen mirë që mblodhi forca krahas gjithë kësaj dhe filloi me shqyrtimin e lëndëve” tha Shilegov.

Nga VMRO DPMNE vlerësojnë se nuk është punë e partive që të komentojnë punën e prokurores speciale publike dhe për këtë nuk do të kenë kurrfarë reagimi.

Prokuroria speciale publike sot njoftoi se lëndët kundër ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, kryeministri Nikolla Gruevskin, ish ministrat e brendshëm dhe për transport e lidhje, Gordana Jankulloska dhe Mile Janakieski si dhe rasti “Puç” janë të parat që prokurorja speciale Janeva i ka kërkuar nga Prokuroria speciale dhe për të cilat do të nis hetim.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.