Prej sot filloj të skadojë afati prej 20 ditëve ku mandatar i për formimin e qeverisë së re, lideri i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski, duhet të dorëzojë programë dhe propozim- përbërjen e Qeverisë pranë Parlamentit.

Presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov, siç u paralajmërua, sot pasdite, në orën 13:20 në solemnitet të shkurtë në vilën në Vodno ia dorëzoi mandatin kreut të VMRO DPMNE-së.

Qeveria, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, zgjodhi Kuvendin me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Në zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit, VMRO DPMNE fitoi 51, LSDM 49, BDI 10 Lëvizja Besa 5, Aleanca për shqiptarët 3 dhe PDSH 2 deputetë.

Gruevski tani ka 20 ditë që të formoj qeveri e cila do ta ketë mbështetën e shumicës së deputetëve në Kuvend gjegjësisht minimum 61 deputetë.

Partitë nga blloku shqiptarë, BDI, Lëvizja Besa dhe Aleanca për shqiptarët, gjatë festave njoftuan se kanë miratuar platformë të përbashkët, e cila do të jetë baza e tyre në bisedimet për pjesëmarrje në qeverinë e re.