Pasi të përfundojnë bisedimet e grupeve të punës për zgjidhjen e problemeve të mediumeve, partitë politike do të fillojnë bisedime për gjykatat, tha Petre Shilegov në konferencën e sotme para Qeverisë në pyetjen e gazetarëve.

“Zgjedhja e kryetarëve të gjykatave sot vetëm flet për hipokrizinë e VMRO DPMNE-së në fazën e bisedimeve dhe negociatat për tejkalimin e krizës politike. Sot zgjidhet kryetari i gjykatës së apelit në Shkup, kryetari i Gjykatës themelore në Strumicë dhe në disa gjykata tjera themelore, në kushte kur ka marrëveshje që të hapet çështja e punës së gjykatave që me firmosjen e marrëveshjes së junit dhe kur dihet se pas mbarimit të bisedimeve rreth mediumeve, do të diskutohet për gjykatat” tha Shilegov.

Ai tha se shihet se VMRO DPMNE një gjë e thotë e krejtësisht diçka tjetër prapa shpijës së opinionit maqedonas bën, siç tregon edhe rasti i Marrëveshjes kornizë.