fbpx

Trupi ad- hok për gjysmë mandati: Ashtu siç afrohen zgjedhjet, aq më shumë vështirësohet informimi

-

Përkeqësohet informimi i mediumeve pas periudhës së pestë, nga gjithsej dhjetë, të cilat Agjencia për shërbime audio dhe audio- vizuale i ka në vëzhgim deri në zgjedhjet e 11 dhjetorit.  Në gjysmë mandati, një pjesë e anëtarëve thonë se në vend që të ketë përmirësim, disa media e kanë përkeqësuar informimin.

Një lajm i mirë është se anëtarët i morën honorarët e ngecur në relacion Qeveri- Ministri e financave dhe ASHAAV.

Sipas anëtarit të trupit ad- hok, Lubomor Kostovski, interesante është se më afër balancimit në informim janë mediumet në gjuhën shqipe. Ai gjithashtu ka konstatuar se Gjykata Administrative është shpallur jo- kompetente për një kallëzim dhe u ka hedhur poshtë shkresën.

“Sipas arsyetimit të tyre, ata janë shpallur jo- kompetent sepse nuk kanë mandat para se të filloj fushata zgjedhore. Megjithatë, sipas Kodit zgjedhor, ata patjetër duhet të veprojnë lidhur me shkresat e trupit ad- hok. Informimi këto dhjetë ditë ka ndryshuar në mënyrë drastike. Një pjesë e televizioneve fare nuk i respektojnë rekomandimet e Kodit zgjedhor dhe praktikojnë propagandë në thuajse 100% e edicioneve informative” thotë Kostovski.

Ky komisioni me tre vota “për” dhe dy “kundër”, të premten propozoi miratimin e procedurave kundërvajtëse ndaj televizioneve “Sitel, “Alfa” dhe “Nova”.

Sipas vendimit të Komisionit, procedurat për televizionet “Sitel” dhe “Nova” miratohen për shkak të nenit 75, paragrafit 1, që rregullon balancimin e informimit ndërsa për televizionin “Alfa” procedura është nisur sipas nenit 75, paragrafi B nga ligji, që ndalon kontribute me të cilat mund të lihet përshtypje se janë aktivitete të organeve shtetërore dhe partiake.

Dy anëtarët që votuan kundër këtyre propozimeve (Cvetin Çilimanov dhe Slagjana Dimishkova) paralajmëruan se do të dorëzojnë mendime të ndara dhe theksuan vërejtje për zbatimin jo të duhur të ligjit dhe metodologjisë së Agjencisë së mediumeve.

Komisioni i përkohshëm shqyrton raportet e ASHAAV për informimin e 18 televizioneve dhe radio- difuzerëve në çdo dhjetë ditë.

ASHAAV shkresat deri në repartin për kundërvajtje pranë Gjykatës themelore Shkupi 1, sipas Kodit zgjedhor, patjetër t’i dorëzoj në afat prej 48 orëve.

Sipas Ligjit për shkelje, nuk ka afat deri kur gjykatat duhet të vendosin, por vetëm përmendet “me procedurë të shpejtë”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.