fbpx

Van Hojte nesër do të jetë pjesë e Komisionit anketues për përgjim

-

Ndërmjetësi belg Piter van Hojte nesër do të merr pjesë në seancën e Komisionit anketues për skandalin me përgjimet.

Shkak për këtë është se anëtarët e Komisionit tanimë dy seanca nuk mund të miratojnë rregulloren e punës.

Pika më kontestuese për anëtarët e shumicës parlamentare është paragrafi i nenit 16 nga rregullorja me të cilën parashihet se në rast të votave të barabartë të anëtarëve të Komisionit, rol kyç ka vota e kryetarit të Komisionit.

Që mos të ketë mospajtime dhe shtyrje të mëtutjeshme të punës së Komisionit, Shilegov njoftoi se seanca do të vazhdoj nesër në prezencë të ndërmjetësit belg, Piter van Hojte i cili do të prononcohet për këtë çështje.

Ndaj kësaj reaguan deputetët e VMRO DPMNE të cilët pas ndërprerjes së seancës pyetën pse eksperti belg të jetë prezent kur ai s’mund të votoj.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.