Menjëherë pas publikimit të intervistës, reaguan nga kabineti i Gruevskit me konfirmim se janë të pasaktë interpretimet në titullin e “Guardian”.
“Diç të tillë nuk kam deklaruar dhe ne do të reagojmë deri te “Guardian”. Kjo shihet edhe nga vet teksti që qartë shihet se është koment gazetaresk, e jo për deklaratë nga unë. Kjo është e qartë si kristali. Provokime të tilla ka pasur dhe do të ketë dhe ne jemi mësuar me këtë. Është e qartë se tema e çështjes së emrit po bëhet shumë e njohur në këtë periudhë, pikërisht siç supozonim dhe tendenca dhe interpretime të këtilla të gabuara nga shumëkush që nuk ia duan të mirën procesit dhe kanë nevojë për ekskluzivitet të rrejshëm apo mbështesin ndonjë agjendë të caktuar, janë të pritshme”-thuhet në reagimin me shkrim të Gruevskit.