fbpx

Afatet bëjnë presion: Gruevski si kryeministër edhe tre ditë

-

Mediumet dhe KSHZ-ja janë gjërat e fundit të marrëveshjes së Përzhinos të cilat duhen të kryhen para se kryeministri Nikolla Gruevski të japë dorëheqjen dhe VMRO-DPMNE të emërojë një kandidat të ri për këtë post.

Në marrëveshjen e Przhinos pikërisht parashihet kryeministri të japë dorëheqje 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të mbahen më 24 prill të vitit 2016 ndërsa qeveria e re duhet të emërohet më 15 janar.

Gruevski, nëse respektohen afatet e parapara me ligj dhe t’i respektojnë të gjitha datat, “patjetër” të japë dorëheqje më 15 dhjetor. Kjo, megjithatë, është një ditë pas dëshmisë në Komisionin anketues për skandalin e materialeve të përgjuara,afat i cili vet kryeministri e njoftoi pasi e shtyu terminin e parë të planifikuar për 9 dhjetor.

Ja si do të shkonte tërheqja e Gruevskit nëse deri në fund të gjitha afatet mbarojnë dhe në mënyrë të saktë respektohet marrëveshja e Përzhinos:

  1. Nikolla Gruevski duhet të japë dorëheqje më 15 dhjetor;
  2. Presidenti i shtetit jep mandat në afat deri më 10 ditë;
  3. Mandatorët qeverinë e re duhet të propozojnë në afat brenda 20 ditëve në Parlament.

Kjo do të thotë:

  • Presidenti i shtetit i jep mandatin VMRO-DPMNE-së më 25 dhjetor;
  • Mandatori e propozon qeverinë e re në Parlament më 14 janar.

Këto janë afatet të cilat nëse respektohen të gjitha datat ligjore për një vendim nga ana e institucioneve të drejtuara.

Nëse, përsëri, afatet maksimalisht ngushtohen e gjithë kjo mund të ndodhë më 14 janar.

Në këtë rast, vetëm për një ditë presidenti i shtetit do t’ia kishte dhënë mandatin e tij VMRO-DPMNE-së dhe të njëjtën ditë qeveria e re do të ishte e propozuar ndërsa propozimi do të ishte dorëzuar në Parlamentin për votim.

Përndryshe, burime nga LSDM-ja për “Meta”, thonë se atyre nuk ju intereson kur saktë Gruevski do të japë dorëheqjen.

Siç thonë nga atje, në marrëveshjen e Përzhinos saktësisht qëndron se qeveria e re duhet të formohet 100 ditë para se të caktohen zgjedhjet.

– A do të ruhen të gjitha afatet, për shembull, 10 ditë që presidenti të japë mandat dhe edhe 20 ditë mandatori ta propozojë deri tek Parlamenti qeverinë e re, neve nuk na intereson. A do të përdoren të gjitha ditët apo gjithçka do të zgjidhet në një ditë është e parëndësishme. Ne duam Qeveria e re, pa Gruevskin në të, të votohet më 15 janar – thonë nga LSDM.

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Ivo Kotevski tha se po përpiqen të jenë konstruktiv dhe të ruajnë të gjitha afatet e parashikuara në marrëveshjen e Përzhinos.

– Do të respektohen të gjitha afatet për shkak se zgjedhje patjetër duhet të ketë më 24 prill që qytetarët ta thonë fjalën e tyre – tha Kotevski.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.