fbpx

LSDM: VMRO DPMNE bllokon ekspertët për KSHZ-në që postojnë statuse në Facebook

-

Procesi për emërimin e ekspertëve në KSHZ është i bllokuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për emrat, por partitë kanë koncept të ndryshëm për atë se çfarë do të thotë Marrëveshje e Përzhinos, tregojnë burime nga procesi bisedues për “Meta”.

Sipas të dhënave tona, për LSDM-në nuk është e pranueshme ekspertët të emërohen me “amin” nga partia politike. Burime nga LSDM thonë se prej 40 kandidatëve të paraqitur për ekspertë në KSHZ, ka kuadro cilësore, por për VMRO DPMNE nuk pranohen ekspertët më cilësore sipas kritereve të BE-së.

Burimet tona thonë se për VMRO DPMNE-në janë të pranueshëm vetëm kandidatët që kanë qenë anëtarë të vendvotimit dhe nga partia nuk duan të shohin përvojën e kandidatëve, por shohin se kush çfarë poston në Facebook.

Sipas tyre kriteret që duhet t’i kenë ekspertët janë që të jenë anëtarë të Komisionit zgjedhor, të kenë qenë vëzhgues të zgjedhjeve në vend apo jashtë vendit në emër të organizatave ndërkombëtare dhe të kenë përvojë në proces zgjedhor.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.