fbpx

Gruevski insiston të dëshmojë me dyer të mbyllura

-

Pas një debati mes anëtarëve të Komisionit Anketues për përgjime, Petre Shilegov, ka kërkuar që mediumet të dalin prej sallës ku mbahet seanca, për shkak se kryeministri Gruevski, me anë të një letre me shkrim, ka kërkuar që dëshmia e tij të mbahet pas dyerve të mbyllura.

“Ne nuk e dimë pse Gruevski do të dëshmojë pas dyerve të mbyllura dhe pse dëshminë e tij ta mbajë larg syve të publikut”, tha Petre Shilegov.

Gruevski nuk iu përgjigj gazetarëve se pse ka kërkuar që ai të dëshmojë prapa dyerve të mbyllura.

“LSDM ka frikë, unë do t’u përgjigjem pyetjeve nga ana e Komisionit Anketues. Unë veproj në bazë të rregullores”, deklaroi Gruevski para se të dëshmojë para Komisionit Anketues për përgjime.

Përndryshe, sot Komisioni Anketues për përgjimet, me 14 vota pro ka votuar rendin e ditës ku në pikë të parë është dëgjimi i dëshmitarit Nikolla Gruevski, pasi që ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska e ka injoruar ftesën për të dëshmuar.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.