fbpx

Pas reagimit të Gruevskit, “Guardian” ndryshoi titullin

-

Pas reagimit të kryeministrit Nikolla Gruevski në intervistën për “Guardian”, gazeta britanike ndryshoi titullin. Titulli fillestar “Maqedonia është e gatshme të ndryshoj emrin që të përfundoj kontesti 24 vjeçar me Greqinë është ndryshuar në “Kryeministri maqedonas është i hapur për dialog lidhur me ndryshimin e emrit që të përfundoj kontesti 24 vjeçar me Greqinë”.

Pas publikimit të sotëm të lajmit, menjëherë reagoi kryeministri Nikolla Gruevski, i cili tha se diç të tillë nuk ka deklaruar.

“Diç të tillë nuk kam deklaruar dhe ne do të reagojmë deri te “Guardian”. Kjo shihet edhe nga vet teksti që qartë shihet se është koment gazetaresk, e jo për deklaratë nga unë. Kjo është e qartë si kristali. Provokime të tilla ka pasur dhe do të ketë dhe ne jemi mësuar me këtë. Është e qartë se tema e çështjes së emrit po bëhet shumë e njohur në këtë periudhë, pikërisht siç supozonim dhe tendenca dhe interpretime të këtilla të gabuara nga shumëkush që nuk ia duan të mirën procesit dhe kanë nevojë për ekskluzivitet të rrejshëm apo mbështesin ndonjë agjendë të caktuar, janë të pritshme”-thuhet në reagimin me shkrim të Gruevskit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.