fbpx

Qeveria do të subvencionoj shtëpi sepse në to linden më shumë fëmijë

-

“Bli shtëpi për të rinjtë” është projekti i ri të cilin Qeveria do ta filloj prej 1 shkurtit të vitit të ardhshëm e që sot në konferencë shtypi e paralajmëroi kryeministri Gruevski. Siç theksoi ai, qëllimi  është të rinjtë të moshës deri 35 vjet më lehtë të bëjnë shtëpi ndërsa projekti përfshin dy modele për financimin e atyre që do të aplikojnë.

Modeli i parë është subvencionimi i 80% të kësteve të kredisë (kryegjëja dhe norma e interesit) në tetë vitet e parë ndërsa në tre vitet e ardhshëm subvencioni do të jetë 50%. Periudha e subvencionuar për këstet është 11 vite.

“Nëse kësti i kredisë është 200 euro, Qeveria tetë vitet e para do të paguajnë 160 euro. Në tre vitet e ardhshëm, Qeveria do të paguaj 100 euro. Subvencionet që do t’i ofroj Qeveria, do të jenë për kredi deri në 50 mijë euro për pagesë deri në 20 vite. Kjo do të thotë se për 20 mijë euro, subvencionet do të jenë 33 mijë euro. Për kredi prej 40 mijë euro do të jenë 28 mijë. Për kredi prej 30 mijë euro, Qeveria do të paguaj subvencione prej 20 mijë euro” theksoi Gruevski.

Modeli i dytë i subvencionimit është pagesa e 100% e mjeteve të pakthyeshme për pjesëmarrje në kredi.

“Në përputhje me kushtet e përgjithshme, pjesëmarrja në kredi është 25% nga shuma e kredisë. Prej këtu, në rast që shfrytëzohet shuma maksimale e kredisë prej 50 mijë euro, Qeveria do të paguaj pjesëmarrje prej 12.500 euro. Për kredi prej 40 mijë euro, pjesëmarrja që do ta paguaj Qeveria është 10 mijë. Për kredi prej 30 mijë euro, pjesëmarrja do të jetë 7500- shtoi Gruevski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.