fbpx

Gruevski paralajmëroi “të mërkurën e shkollave të mesme” dhe autobus falas për studentët

-

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të aplikohet transport falas në trafikun publik të qytetit për të gjithë studentët e rregullt në të gjithë universitetet shtetërore në vend. Këtë sot e paralajmëroi kryeministri Nikolla Gruevski në fjalimin e tij në Akademinë solemne në suazat e festës shtetërore Shën Klimenti i Ohrit.

“Duke filluar prej janarit të vitit 2016-të, dhe me qëllim të kujdesit për standard më të lartë studentor, të gjithëve studentëve të rregullt në universitetet shtetërore do t’u mundësohet transport falas publik gjegjësisht në autobusët publik në Shkup dhe qyteteve tjera ku ka trafik publik. Studentët e rregullt do të shfrytëzojnë transportin falas publik në të gjitha linjat. Gjithashtu atyre do t’u jepen kartela të NPT- Shkup. Qeveria me qëllim të zbatimit të kësaj mase do të paguan transferime të mjeteve ndaj njësive përkatëse të vetëqeverisjes lokale” deklaroi Gruevski.

Përveç për studentët, kryeministri paralajmëroi risi edhe për nxënësit e shkollave të mesme që me projektin “E mërkura e shkollave të mesme” nga 1 janari do të mund falas t’i vizitojnë teatrot, muzetë, kinematë dhe do të mund të shëtitën falas me teleferikun në Vodno.

“Duke ndjekur tregimin e suksesshëm e projektit “E enjtja e lirë” që u dedikohej studentëve, projekti i ri që quhet “E mërkura e shkollave të mesme” do të tentojnë të ngritim mobilitetin, cilësinë dhe përkushtimin e institucioneve kulturore si teatrot, muzetë dhe kinematë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.