fbpx

Për shkak të mjegullës, janë anuluar dhe ridestinuar një pjesë e fluturimeve nga aeroporti i Shkupit

-

Aeroporti i Shkupit, “Aleksandri i Madh” për shkak të mjegullës ka anuluar disa fluturime ndërsa një pjesë ka ridestinuar drejt aeroportit të Ohrit “Shën Apostol Pavle”.

Për shkak të mjegullës së dendur, prej mbrëmë dy fluturime në arritje që pritej të aterojnë në aeroportin e Shkupit janë ridestinuar në aeroportin “Shën Apostol Pavle” në Ohër ndërsa njëkohësisht katër fluturime në largim janë divertuar drejt aeroportit të Ohrit.

Sipas të dhënave nga faqja e internetit të TAV, dy fluturime në arritje janë anuluar ndërsa në largim janë anuluar tre.

letovi otkazani

Fluturimi për Bergamo është anuluar për orën 11 e 45 ndërsa sipas të dhënave të faqes ka fluturuar me vonesë të vogël.

Gjatë ditës së djeshme janë anuluar pesë fluturime dhe katër aterime ndërsa dy janë ridestinuar drejt aeroportit të Ohrit.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.