fbpx

Rruga e “gënjeshtrës” për arrestimin e Gruevskit çon përmes politikës

-

Lajmi i rremë që Nikolla Gruevski është arrestuar në Budapest dy muaj më parë është një shembull që tregon se dezinformatat nuk prodhohen gjithmonë në qarqet e mediave, por edhe direkt në qendrat politike, njofton Meta.mk.

U përpoqëm ta lokalizojmë rrugëtimin e kësaj “gënjeshtre” prej lajmi, që sot me 02.12.2019,  edhe zyrtarisht u përgënjeshtrua nga Ministria e drejtësisë së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së  Veriut!

“Populli ynë duhet ta dijë, Gruevski është arrestuar, ndërsa këtu heshtet. Gruevski u prangos dy muaj më parë dhe ne Republikanët e dimë atë. Ne vetëm presim që Zaev të mbledhë guximin të bëhet politikan më serioz dhe të kërkojë dorëzimin e tij” (nga 49.20-49.30 minuta në video intervistën).

Lajmi i rremë janë në të vërtetë këto dy ose tre fjali që janë thënë në një frymë në 10 sekonda nga Nikola Sanduloviç, një biznesmen dhe udhëheqës i Partisë Republikane të Serbisë. Këto fjali u thanë në kuadër të kritikave të ashpra dhe jo aq të mbështetur ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq në një intervistë që ka zgjatur për më shumë se një orë e gjysmë, të plasua në YouTube kanalin “Autoritet”, në të e ashtuquajturin TV Kombëtar i YouTube “Kolektivi serb”, që ekziston që nga viti 2017.

Ne nuk e dimë prejardhjen e këtij televizion në YouTube – megjithëse themeluesi i saj, pronari dhe kryeredaktori dhe gazetari, pretendon se mediat në Serbi qenkan poshtëruese për popullin serb dhe se për këtë arsye ai kishte vendosur të angazhohet në gazetari dhe media për të paraqitur situatën në shoqëri. Është e qartë që bëhet fjalë për produkt mediatik me politikë redaktuese  opozitare e krahut të djathtë, që mbështetet në krishterimin dhe ortodoksinë, Serbinë dhe serbizmin, duke e pas Aleksandar Vuçiqin dhe qeverinë aktuale të Serbisë, si objektivin kryesor.

Nga ana tjetër, megjithëse relativisht i panjohur ose i margjinalizuar në hapësirën mediatikee serbe, ka një kohë që mund të vërehet se “Kolektivi Serb” transmetohet pothuajse rregullisht transmetohet nga onljan mediumi Srbin,info“, që në këndin e djathtë e ka një baner që ju çon te Presidenti rus Vladimir Putin. Politika redaktuese është me  orientim të djathtë, ortodoksia, sllavizmi, Serbia, etj.

INTERVISTA E SANDULLOVIQIT, NUK U VËREJT AS NË SERBI

Lajmi krijohet njëkohësisht derisa transmetohet video intervistë me Sandulloviqin, më 27 nëntor, përkatësisht gati shtatë ditë më parë. Sidoqoftë, hapësira e mediatike në Serbi nuk tregon shumë interes për intervistën me titull “Sanduloviç – Vuçiq ka AIDS dhe unë e di se nga kush është infektuar …”, dhe kërkimet në internet kanë treguar se është publikuar vetëm në një onlajn portal.

Pas 5 ditësh, ky lajm i rremë, dhe pa mbështetje që e ka thënë një politikan, në hapësirën mediatike në Maqedoni praktikisht e futë FRODEM, një lëvizje, e pastaj parti që u themelua në 2015, ku Profesor Jove Kekenovski ishte dikur president. Ne nuk e dimë nëse ekziston ende, sepse kjo parti nuk ka faqe në internet, por Kekenovski këtë mëngjes (2 dhjetor) transmetoi lajmin me komunikatën nga FRODEM në FB faqen e vet dhe kishte një diskutim në drejtim të deklaratës. Kinse punë shumë serioze që e shprehi një politikan serioz…

Lajm u përhap nga politikanë edhe pse është transmetuar nga mediat

Sipas grumbulluesi i lajmeve “Tajm.mk” komunikata nga FRODEM është transmetuar nga disa media në orën 9 të mëngjesit. Mediumi i parë që e ka transmetuar është “24 Info” ku lajmi është publikuar në tërësi. Në komunikatë kërkohet 0përgjigje nga Zaevi dhe Deskoska përse ata nuk kërkojnë ekstradim, nëse informacioni në YouTube televizionin serb ishte i saktë dhe nëse nuk ishte e saktë ta mohonte, sepse Nikolla Sandulloviq na qenka politikan serioz serb, ish-bashkëpunëtor i Zoran Gjingjiqit dhe një nga lobistët më të mëdhenj te bashkësia ndërkombëtare që Zaev të bëhet kryeministër!?

Në këtë rast RODEM thekson se media serbe e ka publikuar atë tre ditë më parë, gjë që nuk është e vërtetë, pasi njoftimi origjinal është në 27 nëntor. Por edhe kjo bëhet e qartë kur i shikoni datat. Praktikisht për FRODEM vlen data 30.11.2019 vlefshme, sepse ka gjasa që atë herë dikush e ka vërejtur në internet hapësirën e mediave të Maqedonisë. Përkatësisht, lajmet janë publikuar vetëm nga Makedonski vesnik, portal pa impresum.

Një orë pas shpalljes së komunikatës nga FRODEM, Ministria e drejtësisë dhe ministrja edhe zyrtarisht edhe personalisht e përgënjeshtruan lajmin përmes profilit të saj të FB.

Ky shembull tregon se si media nuk janë gjithmonë fajtorët kryesorë të lajmeve të rreme, por edhe, ashtu të themi – ndihmës. Këtë herë, lajmi i rremë tregohet nga një politikan, dhe në hapësirën e mediave në Maqedoni e përcjellin, madje edhe me pyetje retorike, njëlloj si një politikan apo politikanë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.